Partia Demokratike denoncon mungesën e panairit për Ditë Vere në Elbasan

Partia Demokratike denoncon mungesën e panairit për Ditë Vere në Elbasan

Del përpara gjykatës Elbasan Horgito Peqini
Elbasan/ Një person gjendet i shtrirë në rrugë (video)
Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve

Elbasani, “kryeqyteti” i Ditës së Verës ka mirëpritur gjithmonë miq nga e gjithë Shqipëria në festimet e saj. Mes dhjetëra zakoneve dhe formave përmes të cilave u tregonim miqve se si festohet dhe si gëzohet kjo ditë në Elbasan, ka pasur një hapësirë të dedikuar për biznesin që mbante emrin “Panairi i Ditës së Verës”. Por ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit u vu re një mungesë e këtij panairi. Partia Demokratike vigjilente ndaj këtij rasti ka denoncuar mos organizimin e këtij panairi për festën e Ditës së Verës.

Për herë të parë Panairi i Ditës së Verës u mbyll dhe sipas PD dega Elbasan bashkë me një vendim absurd u mbyll edhe një traditë që motivonte dhe angazhonte çdo vit biznesin në Elbasan.

Ata e cilësojnë këtë ngjarje si negative për biznesin pasi në këtë mënyrë bëhet pasqyrimi i gjendjes në të cilën është në tërësi e gjithë sipërmarrja në Shqipëri. Sipas tyre si asnjëherë më parë biznesi përballet me agresionin e shtetit në kushtet kur fuqia blerëse ka rënë, punonjësit e kualifikuar janë larguar dhe detyrimet janë shumë të larta.

Panairi i Ditës së Verës ka qenë një traditë dhe një hapësirë që ka funksionuar prej 23 vitesh si një Bashkëpunim midis pushtetit vendor në Elbasan dhe Dhomës së Tregëtisë dhe është mbajtur gjithmonë në Pallatin e Sportit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0