Familja Muhollari dhe djali i tyre, që raportohet se është i martuar, kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet. 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive ose një sëmundjeje tjetër mendore dhe në rëndesë psikologjike, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë, babai bën fajtor mjekun e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Ata kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.
Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një debat që përfundoi në tragjedi.
Ndërkohë, spitali i Permetit nuk i është përgjigjur të atit të autorit për t’i bërë gjilpërë qetësuese këtij të fundit që të qetësohej. Të dhënat si më sipër raportohen nga gazetari në terren, Piro Nase. Nëse vërtetohet se ngjarja mund të ishte parandaluar nga një bashkëpunim midis spitalit dhe forcave të rendit, do ishte një tjetër goditje për dy hallkat e shtetit shqiptar. Një dështim si për policinë, si për sistemin shëndetësor.
Nga viti 2015 e deri në maj të këtij viti, vazhdimisht reporterë në terren ngrenë alarmin se spitali i Përmetit ka mungesa të theksuara të stafit të specializuar. Lista e mungesave përfshin edhe neurolog, por nuk gjehen të dhëna në lidhje me psikiatrinë. Në fakt, në faqet zyrtare të MSH nuk ka të dhëna mbi stafin aktual të këtij spitali.
Në një reportim të vitit 2015, drejtori i asaj kohe i spitalit të Gjirokastrës, thotë për një media lokale se,
COMMENTS