Përfshihet nga flakët shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit“ në Paskuqan të Tiranës.
Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat zjarrëfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të godinës, e megjithatë situata ka krijuar panik te nxënësit e pranishëm, të cilët janë nxjerrë menjëherë që aty.
COMMENTS