Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 77-vjeçar është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë.
Policia bën me dije se ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
COMMENTS