Pandemia uli vaksinimin ndaj fruthit

Mungesa e qumështit shtrenjton sërish deri 30% bulmetin; Çmimi i gjalpit arrin 1,600 lekë i ndikuar edhe nga kërkesa e lartë për bakllava
Tentoi t’i kalonte fshehurazi, bllokohen 17 mijë euro në Kapshticë. Procedohet 56-vjeçari nga Turqia
Belgjika zbardh vrasjen e Arjan Spahiut/ Kush ishte porositësi dhe ekzekutorët, nga përplasja me klanin e “Krymit” te masakra e Bradasheshit

Fruthi po kthehet në një rrezik global. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pandemia çoi në rënie të vazhdueshme të vaksinimeve të fëmijëve kundër këtij infeksioni.

Sipas të dhënave të OBSH dhe CDC, në 2021, 40 milionë fëmijë nuk u vaksinuan kundër fruthit, prej tyre 25 milionë humbën dozën e parë dhe 14,7 milionë dozën e dytë.

Vaksina e fruthit injektohet tek fëmijët në moshën 1dhe 5 vjeçare.

Mbulesa vaksinale prej 95% ose më shumë i 2 dozave të vaksinës nevojitet për të krijuar imunitet të tufës dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Aktualisht mbulesa vaksinale e fruthit në nivel global është 81% e fëmijëve me dy doza dhe 71% kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Sipas ekspertëve të Shëndetësisë Botërore, këto janë normat më të ulëta të mbulimit global të dozës së parë të vaksinimit të fruthit që nga viti 2008, megjithëse mbulimi ndryshon sipas vendit.

Edhe në Shqipëri mbulesa vaksinale e Fruthit për vitin 2021 zbriti në nivelin e 89%, nga 95% që ishte përpara pandemisë, duke rriskuar kështu infektimin, veçanërisht të fëmijëve.

Të dhënat globale flasin për 9 milionë raste dhe 128 000 vdekje nga fruthi. Njëzet e dy vende përjetuan shpërthime të mëdha të infeksionit.

Tv Klan

COMMENTS

WORDPRESS: 0