Pandemia rrit numrin e vetëvrasjeve /Faktorët kyesorë janë ekonomikë dhe socialë…

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” …zanatçinjtë po shkojnë drejt zhdukjes.
Rritet përsëri çmimi për fauturën e ujit?! Propozimi i fundit i Entit Rregullator…
Nëna shqiptare: “Dhimbje shkatërruese, pa Matias nuk do të kthehem në atë shtëpi”

Vetëvrasjet në Shqipëri kanë pasur rritje gjatë vitit të pandemisë dhe faktorët kryesorë janë ato ekonomikë dhe socialë.
Sipas INSTAT në vitin 2020 ,numëri i vetëvrasjeve në total ka qenë 215 nga 216 një vit më parë.
Ekspertët e fushës psikologjike rikujtojnë edhe tenativat e shumta për vetëvrasje , ku vetëm në vitin 2020 , janë raportuar 129 raste , që sjellin dhe shifrën më të lartë në këto 3 vitet e fundit.
Arjana Rreli, mjeke psikiatre, pohon për “Monitor” se gjatë pandemisë, stresi, ankthi e më pas depresioni kanë qenë në rritje të vazhdueshme, faktorë që sipas saj çojnë në një sjellje vetëvrasëse të pakthyeshme.
“Rikujtojmë se vitin e shkuar, u shtua një faktor stresant i fuqishëm, ai i COVID-19; në vitet pararendës kanë qenë arsyet e të gjithë kohërave, ai ekonomik është thelbësor, si dhe konfliktet brenda familjes.
Ekzistojnë edhe arsye si migrimi dhe emigrimi, lëvizja e popullatës, përballje me një mentalitet tjetër. Kjo ka sjellë konflikte, sa i përket mendësisë në ruajtjen e traditës dhe kështu vajzat shqiptare janë vënë nën presion nga familja” – thotë znj. Rreli.
Sipas mjekes, në sjelljen vetëvrasëse shkojnë persona që nuk pranojnë të kurohen, ose kanë presion familjar që të mos pranojnë problemin.
“Ata që kërkojnë ndihmë nuk arrijnë deri në vetëvrasje. Ndihma që u ofrohet është shumëdimensionale. Nga këshillimi deri te medikamentet që bëjnë efektin e tyre që shëndeti mendor të mos përkeqësohet. Dhe që s’kanë efekte anësore. Një ndihmë e specializuar e marrë në kohë e minimizon këtë fenomen kaq të dhimbshëm për shoqërinë” – përfundon znj. Rreli.
Sociologët e shpjegojnë ketë fenomen duke e krahasuar edhe me problemet sociale që kanë këta individë që kryejnë këto lloj sjelljesh.
“Natyrisht, vetëvrasjet vijnë kryesisht për shkak të problemeve të natyrës psikologjike dhe është depresioni ai që sjell numrin më të madh të tyre. Por vetë depresioni është produkt i një shoqërie që nuk i zgjidh problemet dhe i vë egërsisht nën presion individët.
Mund të themi se shkaktarë të kësaj situate janë probleme të natyrës ekonomike, sociale e psikologjike. Të gjitha së bashku bëjnë që shumë njerëz të shfaqin dobësi, të cilat i bëjnë të mos i përballojnë dot presionet e shumta” – shprehet sociologu Ergys Mërtiri.
Ai shton se, një pjesë e mirë e individëve që mund të bëjnë vetëvrasje, vuajnë probleme në familje, divorc, mosmarrëveshje, mungesë komunikimi, apo presionet në punë dhe vështirësi për të përballuar jetesën .

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sjellja vetëvrasëse ka ndikim dramatik në vendin e punës në terma njerëzorë dhe financiarë. Gjithashtu, njihet kostoja për ekonominë e gjerë. Kur një person në moshë pune tenton t’i japë fund jetës, ai menjëherë bëhet ekonomikisht joproduktiv; punëdhënësi duhet të gjejë dhe trajnojë një zëvendësues (ai r do të mungojë në punë, nëse humb jetën ose veprimi mbetet në tentativë).
Shqipëria, me numrin më të ulët të vetëvrasjeve në Rajon
Me gjithë numrin në rritje të vetëvrasjeve, Shqipëria e ka këtë fenomen më pak të përhapur se rajoni. Sipas të dhënave të OKB mbi popullsinë, numri i vetëvrasjeve në Serbi ishte 15,6 persona për 100 mijë banorë, në Malin Zi ishin 10,3, në Bosnjë 8,8.

COMMENTS

WORDPRESS: 0