Pandemia i largon shqiptarët nga baret – konsumi 10% më pak se para krizës

Pandemia i largon shqiptarët nga baret – konsumi 10% më pak se para krizës

Investigimi/ “Më duhet oksigjen, pacienti do më vdesë rrugës”-Familjari: Doktor, të lutem ma mbaj këtu babën, më i sigurtë është…
Njoftim i rëndësishëm për të përmbyturit
Bonusi financiar është shumë i rëndësishëm për punëtorët informal, shprehet shefi i punës pranë OKB-së.

Pandemia ka sjelle ndryshime të mëdha në të gjitha fushat e jetës e duket se njëra prej tyre është edhe sjellja e konsumatorëve. Për shembull një prej zakoneve që duket se është i vështirë për t’u rikthyer është ai i shpenzimit të kohës në bare dhe restorante.

Sipas të dhënave të Instat për indeksin e vlerës së bareve dhe restoranteve, në muajin e parë të vitit 2021 , konsumi ishte rreth 6% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sapo kishte filluar pandemia.

Por cilat janë arsyet? Sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve shkaku kryesor është reduktimi i të ardhurave për shkak të mbylljes së pandemisë. Kjo ka bërë që njerëzit të shpenzojnë më pak në gjëra qejfi dhe sigurisht të ruajnë të ardhurat e tyre vetëm për gjërat bazike.

Ndjeshëm ka rënë edhe punëismi në sektorin e hotelerisë dhe bareve dhe restoranteve, çka ka shtuar numrin e të papunëve.  Të ardhurat e bareve dhe restoranteve arritën një nivel rekord në vitin 2019. Pandemia duket se e ndryshoi bindshëm këtë trend, ndërkohë që nuk dihet se kur do ta rimarrë veten ky sek tor.

Gjithsesi mendohet se, të paktën muajt e verës , me rritjen e turizmit do të jenë më të mbara dhe do të sjellin më shumë të ardhura.

COMMENTS

WORDPRESS: 0