Pandemia dhe sfidat e punësimit të komunitetit rom dhe egjiptian

Pandemia dhe sfidat e punësimit të komunitetit rom dhe egjiptian

Foshnja e pajetë, tre muaj në morgun e maternitetit
Në varfëri dhe të diskriminuar/Nxënësit e familjeve në nevojë nuk përfitojnë bursë
Elbasan / Për herë të parë prodhohet banania

Punësimi për minoritetin  rom dhe egjiptian vazhdon të mbetet një sfidë, mungojnë programet apo nuk zbatohen si duhet ato?

Punësimi mbetet një “plagë e hapur” dhe një problem i pazgjidhur për minoritetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Pamundësia për të siguriuar një vend pune, për një kohë të gjatë, ka bërë që shpesh ata ta sigurojnë jetesën në tregun informal të punës.

Pandemia e bëri edhe më të vështirë sigurimin e bukës së gojës për këtë komunitet. Në momentin që  vendi u karantinua ata, befas, mbetën pa burimin e të ardhurave, që e siguronin nga punët e tyre tradicionale – tregtia e veshjeve të përdorura, apo mbledhja e hekurishteve dhe kanoçeve. Për tepër më ata nuk mundën të përfitonin as nga paketat e ndihmës financiare të qeverisë, pasi nuk rezultonin në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Në vitin 2020 për uljen e numrit të të papunëve dhe si rrjedhim reduktimin e pasojave të papunësisë u miratuan, nga qeveria, 4 programe të nxitjes së punësimit. Targeti ishin  shtresat në nevojë , pas goditjes nga pandemia.

4 programet e nxitjes së punësimit të qeverisë ishin:

  • VKM nr,17 programi për punësim, formim dhe praktika profesionale,
  • VKM, nr.608 , për punësimin e personave të dalë si të papunë, për shkak të Covid 19
  • VKM, nr.348, 29.05.2020 Programi i vetëpunësimit është program  njëvjeçar për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja,  nëpërmjet të cilit ofrohet trajnim për sipërmarrjen  dhe zhvillimin e planeve të biznesit për aplikuesit  dhe grant për përfituesit
  • VKM, 535, datë 3.7.2020 Program i punëve publike në komunitet është një program 12-mujor, i cili ka  qëllim përfshirjen ne tregun e punes te punekerkuesve te papune afatgjate  nepermjet ofrimit te mundesive te trajnimit dhe te punesimit me kohe te  pjesshme ne aktivitete me fokus sherbimet ne dobi te komunitetit.

Dy nga këto programe të nxitjes së punësimit  gjetën më tepër zbatim, në pjesën më të madhe të Zyrave Rajonale të Punësimit. Më kryesori ishte ai i nxitjes  së punësimit për personat që kanë dalë nga puna si pasojë e pandemisë, VKM 608,  si dhe  programi i nxitjes së punësimit, nëpërmjet punësimit, formimit dhe praktikave profesionale, VKM 17.

Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së Informimi.al, raporton se, në  nivel kombëtar, për periudhën Janar-Nëntor 2020, në regjistrin e punë kërkuesve    ishin regjistrar 92 032 punë kërkues.  Po sipas këtij informacioni, 21 745 persona janë punësuar përmes programeve që ofrojnë zyrat e punësimit dhe vetëm 1804 prej tyre janë punësuar përmes  programeve të nxitjes së punësimit.

Nga komuniteti rom dhe egjiptian rezultoi se nga ky numër i madh prej 92 032 punë kërkuesish në total, romët dhe egjiptianët përbënin 8.9%  të të regjistruarve si punë kërkues, ndërkohë që vetëm 3.2%  janë të punësuar nga 21 745 në rang kombëtar .

Ndërsa nga programet e nxitjes së punësimit përqindja është edhe më e vogël –  vetëm 1.6 % janë punësuar nga komuniteti  rom dhe egjiptian përmes programeve të nxitjes së punësimit, krahasuar me totalin e punë kërkuesve të punësuar.

“Nëse punë kërkuesit romë dhe egjiptianë  përbëjnë 8.9%, të punë kërkuesve në total dhe  punësimi i tyre është 1.6% do të thotë që programet e nxitjes së punësimit  nuk kanë qenë efikas përsa i përket  nxitjes së punësimit për romët dhe egjiptianët”, – thekson drejtori i qendrës ‘Lëvizja Rinore Egjyptiane e Rome’, Ervis Çota.

cota 1
Ervis Çota, aktivist dhe drejtues i qendrës ‘Lëvizja Rinore Egjyptiane e Rome

Programi i nxitjes së punësimit, që ka punësuar më shumë punë kërkues, të cilin  qeveria e nxiti më shumë ishte programi i punësimit për personat që ngelën pa punë për shkak të Covid-19, VKM 608. Duke qenë se romët dhe egjiptianët, përgjithësisht,  nuk kanë qenë të punësuar me sigurime  do të thotë që ata janë jashtë sistemit dhe nuk kanë dalë nga puna  për shkak të Covid-19. Ata nuk njihen  nga shteti si punonjës të rregullt, sepse janë pjesë e tregut informal të punës. Kjo do të thotë që ky program nuk i vinte në ndihmë këtij komuniteti, pra minoriteteve rome dhe egjiptiane. Ishte kryesisht në funksion të  qytetarëve të punësuar në mënyrë të rregullt, të siguaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Sipas aktivistit Cota i vetmi program që i përshtatet më shumë punë kërkuesve të minoritetit rom dhe egjiptian ishte programi nxitjes së punësimit, nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale. Mirëpo rezulton se vetëm 1.6% e romëve dhe egjiptianëve janë punësuar , pra një përqindje shumë e ulët.

Informim.al kontaktoi drejtoreshën e Zyrës Rajonale Elbasan,Znj. Marsida Hyseni. Ajo shprehet se aktualisht në Elbasan fokusi kanë qenë dy programet e nxitjes së punësimit VKM nr.17 , ku duhej që aplikantët të ishin të paktën në 3 muajit e fundit të regjistruar në zyrat e punës si “të papunë”. Përsa i përket programit të nxitjes së punësimit,  VKM nr. 608, Covid-19  nëpërmjet programeve 4 mujore, 8-të apo 12-të mujore, qëllimi më së shumti ishte punësimi i personave që dolën te papaunë për shkak të mbylljes së aktiviteteve pas pandemisë. Sipas kritereve të aplikantëve shteti i paguante ata për 4 ose 8-të muaj. Ndërsa, pagesën për  12-të  muaj e përfitonin ata persona, që deklaronin se kishin bërë një punë informale.

“Duke qenë se anëtarët e komunitetit rom edhe egjiptian bëjnë kryesisht një punë informale, unë personalisht nuk kam parë ndonjë fluks që ata të vijnë dhe të deklarohen, në mënyrë që të bëheshin përfitues të këtyre programeve.” – deklaron zonja, Hyseni.

Ndërsa nëpërmjet programit për punësim, praktika dhe aftësim professional që të papunët të përfitonin kërkonte  që të paktën ata të ishin të regjistruar në zyrat e punës si “të papunë”, brena 3 muajve të fundit.

Pyejtjes se si është e mundur që ata nuk kanë përfituar, pasi cdo muaj ata vetëdeklarojnë që janë të papunë për të përfituar ndihmën ekonomike, znj. Hyseni i përgjigjet se ka patur sygjerime, por një pjesë nuk ka pranuar të punësohet.  “Përsa i përket cështjes së diskriminimit, nuk e kam hasur në asnjë moment, sepse nëse unë sygjeroj që një person që i përmbush kriteret e bëj duke e konsideruar si  individ dhe jo duke u nisur nga përkatësia entike. Pra unë i sugjeroj duke parë kriteret që përmbushin ata për vendin e punës. Përsa i përket punëmarrësve  ata nuk janë  shprehur se nuk i preferojnë punonjësit e tyre nga nga komuniteti rom dhe egjiptian.  Ata mund të kenë rezervat e tyre, por unë nuk mund të them diçka  në lidhje me këtë pjesë. Pastaj mënyra se si punojnë është çështje e kulturës së punës për secilin individ dhe për këtë arsye jo vetëm nga komuniteti, por nga të gjithë, në tërësi, mund të ketë patur probleme, por unë nuk i referohem ndarjes, apo përkatësisë etnike, por  i shoh si individë.”, thotë zonja,  Hyseni.

Ndërsa z.Çota në lidhje me pyejtjen se,a është mungesa e informacionit, një ndër arsyët përse këto komunitete nuk përfitojnë, shprehet se aktivistët ua kanë shpjeguar anëtarëvce të komunitetit në detaje se çfarë janë këto programe, si funksionojnë, proçedurat dhe i kanë shoqëruar dhe regjistruar pranë zyrës ë punësimit.

“Kemi diskutuar edhe me specialistët që mbulojnë Programet e nxitjes së Punësimit, janë hartuar listat edhe kur ka ardhur momenti që  kanë aplikuar bizneset për të marë punëtor përmes këtyre programeve  nuk është punësuar asnjë nga lista e personave të sugjeruar.”

Ndër arsyet se përse nuk u përfshinë anëtarë të minoritetit rom dhe egjiptian ai shprehet se këtu mund të lindi diskriminimi, që biznesi, pasi përgjithësisht i lihet në dorë biznesit që  të bëjë përzgjedhjen e punëtorëve  dhe dihet që qasja e biznese është që të marinn punonjës që nuk i përkasin komuniteteve rome dhe egjiptiane  sepse kanë përshtypje jo të mirë, për shkak të sterotipeve.

Alketa, 20 vjeçe, nga Elbasani,  ka aplikuar në zyrat e punës para disa muajsh në mënyrë që të ketë një mundësi punësimi më të mirë. Ajo ka përfunduar arsimin profesional në Hoteleri Turizëm, dega kuzhinë dhe thotë se  nuk ka arritur të përfitojë nga programet e nxitjes së punësimit.

alketa Alketa Kurti, punëkërkuese në Zyrat e Punës Elbasan

“Kam aplikuar për punë të zyrat e punës. po bëhen disa muaj, ishte një rast pune, ku kërkohej një punonjëse, por nuk u bë.  Më thanë vetë që është një mundësi pune si ndihmëse, por pastaj nuk më thanë gjë. Nuk më telefonuan për të filluar punë.”- tregon ajo për Informim.al. Alketa, aktualisht punon në një agjensi funeralesh dhe paguhet vetëm në bazë të orëve të punës që bën, pra nuk ka një rrogë bazë dhe kjo ka qenë arsyeja pse ajo dëshiron të ndryshojë punë, që t’i përshtatet edhe me degën për të cilën  ka studiuar.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0