Rama ka shpallur sot në rrjetin e tij social se 800 milion lekë do shpërndahen për shtresat në nevojë ditët e para të Janarit, pa sqaruar si do ndahen ato. Madje, nuk dihet ende në po flitet për lekë të reja a të vjetra, diçka që është gjithnjë në pikëpyetje kur flitet për monedhën shqiptare, deri në daljen e vendimit. Sidoqoftë, Rama u shpreh se do ndihmohen rreth 1 milion shqiptarë të shtresave të ndryshme, si pensionistë, invalidë të kategorive të ndryshme, të papunë etj. TCH ka publikuar disa vlera për përfitimet e secilës kategori, por edhe në këtë rast, nuk citohet burimi.
Qeveria e majtë, a është shteti shqiptar social?
Shifrat aktuale të ndihmës ekonomike janë më të ultat në rajon, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit. Skema jonë është gjithashtu shumë herë më e komplikuar, me sistem pikëzimi ku në konsideratë merren deri edhe mobilimi i shtëpisë, ndërsa më parë merreshin për bazë vetëm gjendja e punësimit dhe invaliditeti. Skema jonë varet nga buxheti: nëse jepen më pak para, më pak familje e përfitojnë pasi është sistem që rankon njerëzit nga ‘halli’ që ju ka rënë. Sipas buxhetit të parashikuar për 2023, pritet që 3000 familje më pak të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, duke e çuar shifrën nga 67 mijë në 64 mijë.
COMMENTS