PAK/Qindra individë përjashtohen nga skema e re e vlerësimit, punësimi i tyre i pamundur

PAK/Qindra individë përjashtohen nga skema e re e vlerësimit, punësimi i tyre i pamundur

Pandemia dhe sfidat e punësimit të komunitetit rom dhe egjiptian
Bie 5 kate ashensori në Unazën e Re, shkak mbipesha
Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve tek projekti Velierës.

Një numër i konsiderueshëm qytetarë/esh po përjashtohen nga pagesa e aftësisë së kufizuar me arsyetimin se janë të aftë për punë. Por kur ata paraqiten pranë bizneseve të rekomanduar nga zyrat e Punës të pushtetit vendor, punësimi i tyre mbetet i pamundur.

Qytetarja me inicialet A. T. nga Korça  e ka humbur gjymtyrën (dorën e djathtë) para 6-të vitesh, në një aksident në vendinn e punës së saj informale. Pas kësaj  ajo është trajtuar vetëm për dy vite me Kemp me një shumë prej 10 000 (dhjetë mijë lekësh) e cila është ndërprerë që në vitin 2018.

Pasi është regjistruar si punëkërkuese e papunë pranë zyrave të punësimit, ku i janë sugjeruar disa mundësi punësimi, për të cilën ka qenë e pamundur  realizimi I punës.

“A mund ta ngresh thesin?” – është pyetur nëna e dy fëmijëve pasi ka pranuar variantin e punës nga një biznes.

Më kanë sugjeruar 2.3 herë punë, nuk mumnd të them që nuk më kanë ndihmuar, por ato janë të papërshtashme për mua. Unë kam bërë maksimumin tim por edhe nga ana e biznesit më kanë sugjeruar që është e pamundur që të punoj.”- shprehet ajo e dëshpëruar.

Situata ekonomike në familjen e 43 vjeçares është e rënduar. E vetmja mundësi për të përballuar shpenzimet është pensioni i vjerrhës së saj dhe ndonjëherë kur djali I saj 20 vjeçar tashmë, punon me kohë të pjesshe në periudha kohore të caktuara. Ndërsa bashkëshorti është I papunë, e atyre u është refuzuar edhe trajtimi me ndihmë ekonomike.

Rasti i 43 vjeçares nuk është i vetmi, në redaksinë e informim.al ka patur  edhe individë të tjerë të cilët janë shprehur se po përjashtohen nga trajtimi me KEMP. “Meqe ata na kanë konsideruar të aftë për punë, ne jemi dakort të punojmë sepse edhe ne duam të punojmë, pasi me 10 mijë lekë nuk i përballojmë dot shpenzimet, por problemi është te punësimi. Askush nuk na mer në punë. Tani kur na heqin atë, të paktën të na japin një punë që është e përshtatshme për ne”- shprehte për informim.al një qytetar tjetër nga Tirana.

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0