Pagat e punëtorëve/ Zgjedhin vendin e punës nga niveli i rrogës

Pagat e punëtorëve/ Zgjedhin vendin e punës nga niveli i rrogës

Cërrik/ Finalizohet operacioni “Dëshiran” Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak
Diabeti, në rritje të fortë, dyfishohen rastet në 8 vite
‘’Unë 5 mijë lekë kam gjithë ditën, këtyre aq iu shkon një pije”, studentja ‘skanon’ gjendjen:

Njoftimet për punësim nuk kanë vetëm një fjali të vetme si p.sh.: Kërkoj kamerier, banakier, pastruese, edukatore, shitëse, lavazhier, etj., por këto njoftime shoqërohen edhe më një të dhënë tjetër të rëndësishme, siç është paga.
Hapja e tregut të punës, kryesisht me Europën ka bërë që punëtorët të jenë më të qartë në kërkesat e tyre dhe më të vendosur t’I përmbushin ato.
Emin Shini, Specialist për punësimi: Aktualisht ne jemi në në epokën e punonjësit të zgjuar. Që do të thotë që duke qenë se kanë opsione patjetër që pyesin për gjërat më të rëndësishme si është paga. Nga ana tjetër punonjësi I zgjuar kërkon edhe cilat janë kushtet e punës, si është ambienti. Edhe kompanitë e kanë kuptuar këtë gjë, ndaj po bëhen kreativë. Nëse para 1 apo 2 vitesh paga ishte tabu, sot shikojmë që shumë kompani e nxjerrin pagën edhe tek njoftimi I punës.
Unë kam përvojën time përsonale. Bashkëshortja menaxhon prej 7 vjetësh një kopsht, ku punojnë rreth 10 persona. Me largimet e kohëve të fundit, ne kemi 3 vende pune të lira duke nisur nga kuzhinierja e cila iku në Gjermani tek fëmijët e saj. Në këto kushte na u desh të nxjerrim njoftim për të tërhequr punonjës. Morëm telefonata dhe pyetja e parë që na bëjnë është: Sa është paga ime? Duke parë rëndësinë e pozicionit dhe vështirësitë ne tërheqjen e punonjësve, vendosëm ta rrisim pagën e kuzhinieres së re me 15%. Edhe në kopsht jemi detyruar të shikojmë nivelin e pagave të punonjësve aktualë, për të parandaluar ikjet. Miq të mi që kanë bare apo dyqane po punojnë vetë, duke bërë që të reflektojnë për rëndësinë që ka në këto kohë punëtori.
Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0