Pagat e deputeteve kapin majat: 7.8 herë më e lartë se paga minimale

Pagat e deputeteve kapin majat: 7.8 herë më e lartë se paga minimale

Tjetër rast dhune në komisariat, 28-vjeçari: Policët më mbajtën 9 orë
Shqiptarët që duan të ikin nga vendi, çdo muaj kemi rritje të frikshme të numrit të të larguarve.
Dibra zbardhet nga dëbora/ Probleme në zona të ndryshme

Komisioni i Ekonomisë vendosi ditën e djeshme që të rrisë pagat për ministrat dhe deputetët së bashku me 130 mijë punonjësit e administratës shtetërore dhe 250 funksionarët e lartë. Me ndryshimet e miratuara, paga e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit shkon në rreth 393 mijë Lekë, e ministrit në 318 mijë Lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë Lekë.

Kujtojmë se aktualisht, paga minimale në Shqipëri është 40,000 lek, 7.78 herë më e ulët se paga e një deputeti. Gjithashtu, një pjesë e madhe e punëtorëve në Shqipëri paguhen në të zezë, shumë më pak sesa kjo pagë e caktuar si minimale, nga 20,000 deri në 30,000 lek, referuar të dhënave të marra në terren.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Rigerta Loku Tushaj, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se ministrat e deputetët po i japin privilegje vetes në raport me punën që po bëjnë për komunitetin.

“Ti rrisësh pagën vetes direkt pas vetes është absurde. Po të bëhej para do kishin humbur vota. Kushtet ekonomike në terren, nuk janë ato që paraqiten në studiot televizive apo në interpelanca. Unë jam e sigurt se paga minimale nuk ka mbërritur ende në Mirditë. Niveli i biznesit në zonat e vogla nuk e përballon dot që të paguaj dy punëtorë me 200 mijë lekë. Jam e bindur se deputetët as që duan të ja dinë se çfarë ndodh me njerëzit në terren. Ata marrin votat në zonat tona dhe ikin e jetojnë në Tiranë. Ata në fund të fundit mirë na i bëjnë. Ata abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë”- tha ai.

Pyetja që shtrohet është, a i ka mundësitë buxheti i Shqipërisë të mbajë me rroga të majme deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë? Po tregu i punës, a i ka mundësitë për t’i paguar punonjësit në nivelin që kërkon paga minimale?

COMMENTS

WORDPRESS: 0