Pa ujë e rrugë në pikë të verës, në fshatin Mirakë të Librazhdit

Pa ujë e rrugë në pikë të verës, në fshatin Mirakë të Librazhdit

‘Shteti kundër pakicës’: si po sorollaten romët e Selitës për legalizimin e shtëpive
Të gjithë drejt pediatrisë, ambulancat nuk punojnë…
Elbasan: Banorët të frikësuar, stina e nxehtë shton rrezikun ndaj zjarreve

Veç zonave urbane që vuajnë mungesën e ujit, edhe fshatrat e vendit nuk kanë ujë të pijshëm. I tillë është edhe fshati Mirakë në Librazhd, në të cilin veç ujit mungon edhe rruga.

Banorët e fshatit Mirakë të Librazhdit thonë se situata është e vështirë pa ujin e pijshëm.
“E kemi shumë problem. Vuajmë për ujë sa nuk ka ku të shkojë. Akoma nuk kemi rrugëzgjidhje. S’kandal kushdo që vjen këtu vjen vetëm për të vjedhë jo ndërtuar. Skandal” thonë banorët.

Ata thonë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme kjo situatë nuk ka gjetur zgjidhje.
Kemi bërë kërkesa disa herë po zgjidhje skemi marrë. Ka shumë vite. Këtu është tmerr jo s’ka ujë por s’ka drejtësi”.

Një tjetër problem i fshatit Mirakë është edhe rruga.

Aksi është kthyer në një shqetësim të madh për banorët, ndërsa hedhin akuza ndaj pushtetit lokal.

“Ndërhyjnë vetëm për zgjedhje, hedhin zhavorr. S’kandal turp të kenë këta që janë rreth. Të vish në shtëpi e thua ku do të shkoj. Të kenë turp këta qeveritarë”!

Për shkak të kushteve të vështira të jetesës shumë banorë janë larguar nga fshati ku aksush nuk investon.

Burimi: Ora News

COMMENTS

WORDPRESS: 0