Arrestimi dhe dhuna ndaj dy të rinjëve, të cilët u shoqëruan nga policia mbëmjen e 1 Shkurtit për thyereje të orës policore ka nxitur reagimin e organizatave të Shoqërisë Cilvile. Në deklaratën e tyre evidentohen shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhuna fizike ndaj tyre, gjuha e urrejtjes dhe mohimi për mjekimin në spital pas lëndimeve fizike të të riut Andrea Fusha.
“Ne organizatat e poshtëshënuara, jemi njohur me ngjarjen e ndodhur ne qytetin e Beratit ku dy të rinj të minoritetit egjiptian janë ndaluar dhe arrestuar nga policia, për shkak se kishin thyer orarin e lëvizjes vendosur nga situate e pandemisë dhe njëri prej tyre është dhunuar fizikisht”, theksohej në deklaratë.
Sipas komunikatës për shtyp të nxjerrë nga Drejtoria e policisë së qarkut Berat, ngjarja ka ndodhur në orën 22:10 në lagjen “Donika Kastrioti”, ku pas një kontrolli rutinë të forcave të rendit u identifikuan shtetasit Andrea Fusha, 20 vjeç dhe Enea Aliu, 27 vjeç të cilët u gjetën jashtë banesave të tyre, por në një distancë shumë të afërt me to. Sipas policisë, të rinjtë kanë mbajtur qëndrim ndaj tyre dhe nuk i janë bindur kërkesës së tyre për shoqërim.
Përfaqësues të shoqërisë civile kontaktuan të rinjtë dhe familjarët për t’u informuar mbi ngjarjen dhe mësuarn se policia ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej tyre (A.F), i ka ofenduar duke përdorur terma diskriminues ndaj përkatësisë së tyre etnike dhe se A.F nuk është lejuar të marrë mjekimin e duhur mjekësor. Kjo është në shkelje flagrante të dinjitetit dhe të drejtave të këtyre individëve. Familjarët e A.F u shprehën se e kanë gjetur djalin pa ndjenja në rrugë, të shtrirë përtokë dhe të gjakosur dhe më pas kanë shkuar në spital për ta mjekuar bashkë me policët, të cilët nuk lejuan përfundimin e mjekimit, por e dërguan të riun në ambientet e paraburgimit, duke e lënë me rroba të lagura dhe në ato kushte shëndetësore të shkaktuara nga dhuna e ushtruar nga efektivët. Ndërkohë, e ëma e te arrestuarit tjetër, E.A, është shprehur se në rast se djali i saj nuk lirohet, ajo do të ndërmarrë akte vetëflijuese.
“Ne, organizatat e shoqërisë civile promovojmë plotësisht një shtet të së drejtës, ku ligjet zbatohen njëlloj për të gjithë. Mbetet fakt se të rinjtë kanë shkelur fashën e orarit të vendosur për shkak të sigurisë nga pandemia, megjithatë ky fakt nuk legjitimon kurrsesi veprimet dhunuese, diskriminuese dhe çnjerëzore që efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë ndaj dy të rinjve”, vijon më tej deklarata.
Aktivistët e Shoqërisë Civile konstatojnë 3 shkeljë dhe shprehen se nuk mund të tolerojnë aspak dhunën policore të ushtruar ndaj të riut, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se ky fenomen është një stituatë tanimë e përsëritur përkundrejt anëtarëve të minoritetit rom dhe egjiptian në Shqipëri.
- Dhuna e ushtruar nga efektivët është plotësisht në shkelje të të drejtave të njeriut e minoriteteve.Rrethana e deklaruar nga efektivët në fjalë lidhur me kundërshtimin që ka treguar i riu për t’u shoqëruar në Komisariat nuk mund të përdoret si pretekst për të ushtruar dhunë të pajustifikuar ndaj asnjë qytetari. Në çdo rast, kufizimi i të drejtave të njeriut përmes forcës fizike duhet të jetë i arsyeshëm, i nevojshëm, proporcional me rrezikun dhe nevojën për përgjigjen e punonjësit të policisë, synimin që kërkon të arrijë, si dhe duhet të jetë zgjidhja e fundit pas dështimit të të gjitha masave të tjera të tentuara.
- Dhuna fizike është shoqëruar edhe me dhunë verbale të shprehur me gjuhë urrejtjeje dhe diskriminimi kundrejt dy të rinjve anëtarë të komunitetit egjiptian, sipas dëshmive të tyre, duke shkelur të drejtat e tyre themelore të mbrojtura në nenin 3 të Kushtetutës i cili rendit dinjitetin e njeriut dhe bashkëjetesën me pakicat si baza të shtetit shqiptar të cilat ai ka për detyrë t’i respektojë dhe mbrojë.
- Këmbëngulja e punonjësve të Policisë së Shtetit për të shoqëruar të rinjtë në Komisariat, duke u mohuar, sipas dëshmive të familjarëve të të riut A.F, mjekimin këtij të fundit në mjediset e spitalit, e ka bërë këtë të fundit subjekt të trajtimit çnjerëzor, në shkelje edhe të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit, neni 89, pika d, ku mes detyrimeve të tjera të punonjësit të Policisë së Shtetit, renditet edhe detyrimi për të kërkuar “ndihmë mjekësore dhe të marrë masat realisht të zbatueshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e personit që ka në ruajtje ose që e ka dëmtuar atë gjatë kryerjes së një veprimi kur është në detyrë.
Organizata e Shoqërisë Civile nëpërmjet deklaratës së tyre kërkojnë nga institucionet që të merren masat e nevojshme për hetimin e kësajngjarjeje nga institucioni përgjegjës dhe të vendoset drejtësi duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat legjitime të njeriut. Dhe shprehen se do ta ndjekin me prioritet këtë rast dhe do të jenë garant për detyrimin e secilës hallke përgjegjëse të administratës publike që të zbatojë misionin e vet respektues të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
19-të Organizatat e Shoqërisë Civile, të cilat dënojnë ngjarjen dhe presin reagimin e organeve përgjegjëse janë:
1.Drejtësi Sociale
- Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
- Qendra T’Reja
- Qendra për Aksion Komunitar
- Qendra për Advokim Social
- Qendra për fuqizim dhe organizim komunitar
- Roma Versitas Albania
- Të gjithë së Bashku Për Integrimin e Romëve
- Ushten
- Rromano Kham
- Civil Rights Defenders
- Rule of Law Albania
- Qendra Altri
- Qendra Res Publica
- Qendra Europiale
- Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF)
- Pro LGBT
- 19.Aleanca LGBT
COMMENTS