Organizata e Kombeve të Bashkuara: Covid-19 ka shtuar pabarazinë në botë

Organizata e Kombeve të Bashkuara: Covid-19 ka shtuar pabarazinë në botë

Hapja  e shkollave në shtator. UNICEF raporton 41% e shkollave nuk plotësojnë shërbimin bazë të ujit të pijshëm.
Pandemia në Shqipëri/ 30 mijë të papunë në 9 muaj
Po biem si mizat’: Histori tronditëse të vuajtjeve dhe vdekjeve, komuniteti rom lutet për ndihmë ndaj pandemisë në Hungari

Lufta kundër Covid-19, ringritja e ekonomisë dhe klima janë tre prioritetet e vitit 2021, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kërkon një Kontratë të Re Sociale.

Puna e parë që duhet bërë gjatë vitit 2021 është luftimi i Covid-19, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kur flet për prioritetet në punën gjatë këtij viti  të organizatës që  ai drejton. “Vaksina është prova e parë morale që kemi përpara”, theksoi ai në fjalimin e mbajtur më 28 Janar 2020 para Asamblesë së Përgjithshme. Ai tregon se vaksinat kanë mbërritur në disa vende, por nuk kanë arritur ende në vendet e varfëra. “Shkenca ka pasur sukses, por solidariteti jo,” thotë shefi i OKB.

Vitin që kaloi bota humbi 2 milionë vetë. Qeveritë kanë përgjegjësi për mbrojtjen e popullsisë së tyre, por Covid nuk mund të luftohet vetëm në një vend. Studimet kanë treguar se vaksina mund t’i kushtojë ekonomisë së botës 9,2 trillion dollarë.

Vendet e pasura janë duke zbatuar programe shpëtimi me vlerë triliona dollarë, tregon shefi i OKB, kurse vendet e varfra kanë qenë në gjendje të shpenzojnë vetëm 2 % të prodhimit të brendshëm në vend. Guterres kërkon lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të mesme.

Më herët edhe The International Trade Union (ITUC) me (26.01)  përcaktoi pesë kërkesa kryesore nga njerëzit që punojnë për të ndërtuar rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë, duke i vendosur njerëzit  në qendër të kontratës së re sociale.

 

Përse 2021 është  viti i shpresës?

 

Humbjet ekonomike vazhdojnë të rriten, në një kohë kur numri i vendeve të punës ka rënë me 500 milionë vende pune. Pabarazia vazhdon të rritet, varfëria po arrin ekstremet, biodiversiteti po bie. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin tensionet gjeopolitike janë duke penguar përpjekjet kolektive për të vendosur paqen.

Nevojat për ndihma humanitare janë në rritje, rreziku nga armët atomike dhe kimike është në rritje, të drejtat e njeriut po zbehen, gjuha e urrejtjes është në rritje. Më keq nuk bëhet. Me një fjalë 2020 solli shumë tragjedi dhe vuajtje, 2021 duhet të jetë viti i kthimit të botës në rrugën e duhur.

Guterres, kërkon të luftohet pandemia e varfërisë dhe pabarazisë. “Më shumë se 70 përqind e popullsisë së botës është duke jetuar me rritjen e pabarazisë së pasurisë,” thotë ai duke shpjeguar se shanset e njerëzve në botë varen nga gjinia, raca, baza familjare dhe etnike, si dhe faktorë të tjerë. “Pandemia i ka bërë gjërat më keq,” thotë Guterres, i cili kërkon Kontratë të Re Sociale./DW

COMMENTS

WORDPRESS: 0