Operacioni “Plumbi i Artë”/ Policia kontrolle në dy prona të Ervis Martinajt në Surrel

Operacioni “Plumbi i Artë”/ Policia kontrolle në dy prona të Ervis Martinajt në Surrel

8 Prill, Dita Nderkombetare e Romeve!
Fjala e Emirit të Katarit: Të festojmë për 28 ditë diversitetin dhe atë që na bashkon
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “

Vetëm dy javë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, sot uniformat blu mësynë dy pronat e tij në Surrel, në funksion të operacionit “Plumbi i Artë”.

Nuk dihet ende nëse në këto banesa është gjetur nga policia indikacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e zhdukjes së Martinajt.

Në datë 26 dhjetor 2022, Fushë Kuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth katër orë.

Këto kontrolle u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncua i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët.

Në një njoftim zyrtar policia sqaroi se mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e  Ervis Martinajt dhe xhaxhallarève të tij, Faik Martinaj dhe Ragip Martinaj.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

 

Top Channel

Older Post

COMMENTS

WORDPRESS: 0