Operacioni ndaj Call Centers/Zbardhen emrat e të arrestuarve

Operacioni ndaj Call Centers/Zbardhen emrat e të arrestuarve

Mashtronin italianët me FOREX/6 të arrestuar në Tiranë
Të punosh a të mos punosh?
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Zbardhen nga policia emrat e katër të arrestuarve në operacionin ndaj Call Centers, Irisa Puca 31 vjeç, Adrian Korriku 29 vjeç, Bernardo Saraçaj 32 vjeç, Erindi Pysqyli 31 vjeç. Ky investigim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e Eurojust, Europol, Guardia Civile spanjolle në bashkëpunim me SPAK, rezultoi i suksesshëm dhe përfundoi me arrestimin e katër të dyshuarve. Dy prej tyre do të ekstradohen në shtetin spanjoll për t’u gjykuar atje. Nga 15 call centers nën hetim, gjashtë ndodheshin në Shqipëri dhe mashtrimi që kryenin ishte me anë të kriptomonedhave. Qytetarët spanjollë, me anë të denoncimeve të shumta, vendosën para përgjegjësisë autoritetet e vendit të tyre për të organizuar këtë hetim, në mënyrë që të vihet nën kontroll situata e rënduar e strukturave mashtruese, të përhapura në të gjithë Europën. Tashmë një numër i madh call center-rash janë struktura të vërteta kriminale dhe mafioze, pohojnë autoritetet spanjolle. Në deklaratën e përbashkët për mediat, nuk u dhanë shumë detaje të imta në lidhje me emrat specifikë të aktiviteteve ose të personave të tjerë në kërkim.
Ky operacion është më i madhi në këto vite që adreson problemin e mashtrimit të qytetarëve të BE-së nga kompani private shqiptare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0