OBSH: Jo çertificatë vaksinimi për udhëtime

OBSH: Jo çertificatë vaksinimi për udhëtime

Ndotja e kripës së detit mbërrin deri në tryezat tona…
Bizneset private/A është e ligjshme ti kërkojnë vaksina me detyrim punonjësve?
Ambasada amerikane uron besimtarët për Krishtlindje: Një vit të ri të lumtur dhe të begatë!

Komiteti i emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbajtur qëndrim të enjten kundër kriterit të çertifikatës së vaksinimit kundër Covid-19 për udhëtimet ndërkombëtare.

Me rritjen e rasteve të infektimit në Evropë, mes vendeve po rindizet debati nëse duhet lejuar udhëtimi i personave të pa vaksinuar.

Ekspertët e pavarur shprehen se vaksinimet nuk duhet të jenë kusht për lejimin e udhëtimeve ndërkombëtare, duke pasur parasysh aksesin e kufizuar global dhe shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave, raporton Reuters.

Ekspertët e OBSH-së e vlerësuan kërkesën e provës së vaksinimit si thellim të pabarazive mes vendeve, pasi promovon pabarazi në lirinë e  lëvizjes.

Ato që penalizohen janë vendet e varfëra, me më pak akses në vaksina.

OBSH ka advokuar vazhdimisht për një shpërndarje më të drejtë të vaksinave mes vendeve.

Në këtë kuadër, së bashku me Aleancën e Vaksinave Gavi, ka punuar me programin COVAX për të siguruar vaksina për vendet e varfra.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0