Objektet rrezikojnë të shëmben, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.

Objektet rrezikojnë të shëmben, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.

Diskriminimi dhe margjinalizimi që pengojë Romët pa shtetësi në Shqipëri.
Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset
Zgjedhjet 2021 – Kandidatja që kërkon të kthejë besimin tek politika

44591278 2386007808293199 1883221366908387328 n 1Rreth 40 familje të cilat jetojnë në zonën e Selitës, Tiranë janë njoftuar verbalisht nga përfaqesues i një subjekti privat, se në zonën ku jetojnë do të kryhen investime me partneritet privat-publik.

Familjet posedojnë objekte paleje, të përfshira në proces legalizimi që në vitin 2005. Familjet janë të shqetësuara lidhur me këtë njoftim, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk janë pajisur me dokumente pronësie për objektet e banimit që posedojnë, si pasojë e mosveprimit të ALUIZNI-t për të përmbyllur, brenda afateve ligjore, procesin e legalizimit.

Objektet rrezikojnë të shëmben, ndërkohë që nga ana e institucioneve nuk u është ofruar asnjë zgjidhje.

Situata të tilla në realitetin tonë janë të zakonshme. Një Qëndër Ligjore ka nisur përpjekjet së bashku me familjet për adresimin e problematikës, nëpërmjet takimeve, dërgimit të kërkesave, ankesave në institucionet përgjegjëse si ALUIZNI, Bashkia Tiranë, etj., duke kërkuar zgjidhje dhe trajtimin e duhur lidhur me të drejtat e tyre që lidhen me strehimin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0