Mëngjesin e sotëm do të mbahet ceremonia e hapjes së punimeve për Teatrin e ri kombëtar, nën protesta sporadike qytetare. Erjon Veliaj u shoqërua nga pasthirrma proteste nga disa banorë, që janë larguar pa të drejtë sipas tyre nga pronat e tyre, për shkak të punimeve të bashkisë Tiranë.
Forcat e policisë kanë rrethuar prej mëngjesit zonën e gërmadhës së braktisur, sepse sot pritet që të mbahet cerenomia e hapjes së punimeve nga kryeministri Rama. Kujtojmë se shembja u krye në mëngjesin e 17 majit të 2021, në orën 5 të mëngjesit, me ende protestues dhe qëndrestarë brenda godinës. Një ceremoni nisjesh punimesh është një akt i rrallë, pasi zakonisht ka ceremoni për inagurimin e ndërtesave. Kjo dëshirë për të legjitimim tregon se qeveria është e njohur me opinionin e gjerë publik se godina nuk kishte pse të shembej dhe se veprimet kanë qenë në kundështim me ligjet në fuqi.
Pak muaj para nisjes së fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e ndërtesës së re Agi Cons dhe Be-Is është bashkimi i operatorëve që ka fituar prokurimin duke dhënë një ofertë prej rreth 1 miliardë e 840 milionë lekësh ose e përkthyer në 15 milionë 733 mijë eurosh. Por ajo çfarë të bën përshtypje është skualifikimi i tre kompanive një prej të cilave me një vlerë shumë më të ulët se fituesi dhe dy të tjerët pa dhënë asnjë ofertë.
Open Data e renditi tenderin me flamur të kuq duke sinjalizuar mungesën e konkurrencës. Çështja e Teatrit Kombëtar mbetet ende në dyert e SPAK që ende nuk ka dhënë një mendim për shkeljet e konstatuara, pavarësisht se jemi në fund të vitit të dytë pas shembjes, dhe dyshimeve të ngritura se përveç aspektit moral, edhe nga ana juridike shembja ishte e paligjshme.
COMMENTS