Nxënësit e Shkollës 9-Vjeçare Shefqet Tançi në Lagjen e Re në rrethin e Bulqizes kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bëre zhvendosja e tyre në një shkollë në lagjen e vjetër , pasi shkolla në lagjen e re të tyre ka nisur sot rikonstruksionin e saj. Të shoqëruar nga prindërit, femijët kanë protestuar para Bashkisë Bulqize dhe Zyrës Arsimore,të cilët kanë kërkuar transportin e nxënësve nga Lagja e Re në atë të Vjetrën dhe shoqërimin e tyre me kujdestar. Banorët shprehen se fëmijët e kanë shumë të vështirë të shkojnë në shkollën ku janë zhvendosur. Ndër të tjera ata shprehen se,situata më e vështirë për dërgimin e fëmijëve në shkollë është periuadha e dimrit.
Vete nxënësit e kësaj shkolle kanë trokitur prane dyerve të Bashkisë për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas Nënkryetarit të kësaj Bashkie Sh.Rama shprehet para nxënëseve dhe banorëve se,detyrim i transportit të nxënësve është detyrim i zyrës Arsimore,pasi ne si Bashki nuk kemi as fonde dhe mjete për transport. Banorët të cilët ju drejtuan zyrës Arsimore Bulqize nuk morën asnjë përgjigje.
COMMENTS