Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian në Berat vuajnë pasojat e segregimit në shkolla

Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian në Berat vuajnë pasojat e segregimit në shkolla

“Mund të lindi bebi në këto kushte që janë këtu tani në dimër?
Reagimi muslimanëve ndaj postit të Ministrisë së Shëndetësisë
Raporti, Banka Botërore: 63% e nxënësve në Shqipëri në varfëri mësimore

Berat: Shkolla “Shqyqyri Lakna” e cila ndodhet më afër qendrës së qytetit të Beratit ka numrin më të madh të nxënësve egjiptianë. Rritja e numrit të nxënësve nga ky komunitet ka çuar uljen e numrit të nxënësve të maxhrancës në këtë shkollë.
Informim.al u interesua pranë kësaj shkolle nga ku rezulton se gjithësej në këtë shkollë janë 224 nxënës, nga të cilët 153 nxënës janë të minoritetit egjiptian, 6-të rom dhe 66 i përkasin maxhorancës.
Sipas drejtorit të shkollës numri i nxënësve të regjistruar pranë kësaj shkolle ka ardhur duke u ulur ndër vite.
Për shkka se kjo shkollë ka diku te 85% të saj nxënës të minoriteteve rome dhe egjiptiane tregon se është e segreguar me nxënës të minoritetit egjiptian dhe një përqindje e vogël është ajo e përbërë nga nxënës të pjesës tjetër të popullsisë.
Përveç shkollës “Shyqyri Lakna” në qytetin e Beratit segregimi është I hapur edhe në shkollat “Zini Toska” dhe ajo në Uznov, sipas të dhenave nga informim.al.
Praktikat e segregimit në arsim sjellin pasoja të rënda për arsimin e veçuar të fëmijëve.
Prindërit e fëmijëve egjiptianë në këtë Shkolla shprehen se fëmiët e tyre diskriminohen. Dhe prindërit e maxhorancës nuk i regjistrojnë më fëmijët e tyre në këto shkolla që kanë një numër të lartë të fëmijëve nga komuniteti, duke ulur numrin e nxënësve dhe ulur edhe nivelin arsimor në to.
Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2020, ndalon diskriminimin në arsim për shkak të racës apo përkatësisë etnike dhe garanton të drejtën e personave për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë si dhe për mos u diskriminuar padrejtësisht.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda I pyetur rreth segregimit në Prill 2021, thotë për informim.al se shkolla duhet të jetë një ambient komunitar, që duhet të reflektojë komunitetet që ka shoqëria.
“Në shkolla ku ka përqëndrim më të madh vetëm të fëmijëve romë dhe egjiptianë, është e pamundur që të reflektohet shoqëria në të cilën ne jetojmë, megjithë shumëllojshmërinë e saj,” tha Gajda.
“Nga ana tjetër, arsimi i veçuar nuk ndihmon dhe shkollat e tjera që nuk kanë pastaj fëmijët romë dhe egjiptianë, sepse dhe atje fëmijët nuk mësohen të jetojnë në një komunitet..,” shtoi ai.
Përveç zbatimit të ligjit, komisioneri Gajda thekson se bashkëjetesa në moshë të vogël shmang në të ardhmen përceptimet negative apo diskriminimin në shoqëri.
Megjithatë, prindër të nxënësve nga komunitetet Rome dhe Egjiptiane ankohen jo vetëm për pabarazinë, por edhe për diskriminimin e gjithëpërhapur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0