Numbeo – Shqipëria me koston më të shtrenjtë të jetesës

Shqiptarët e varfër prej 30 vitesh, çmimet më të larta për naftën dhe telefoninë
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “
112 vjeçarja apel: Pensioni prej 56 mijë lekë të vjetra s’më mjafton…
jetesa

                     Foto ilustruese

Viti 2021 do të jetë me ndryshime të mëdha në Shqipëri përsa i përket kostos së jetesës dhe sipas parashikimit të Numbeo-s (portal global i të dhënave mbi çmimet në botë) tregon se ky vit do të jetë 3.8 % më e lartë se në vitin 2020.
Kështu vendi ynë rënditet në vendin e 89 nga 131 vendet e listuara dhe në raport me vitin 2020 Shqipëria u ngjit në renditje me 6 vende.

Nga 36,9 % që ishte indeksi në vitin 2020, më 2021 do të jetë 40.5 %, zhvillime këto që tregojnë se në Shqipëri jetesa po bëhet më e shtrenjtë. Baza e indeksit është kosto e jetesës në New York, – raporton Numbeo.
Në një krahasim tjetër një qytetar Amerikan që jeton në New York merr të njëjtat shërbime në Shqipëri duke shpenzuar 60% më pak.
Kosto e jetesës në Shqipëri po shtrenjtohet, por treguesit zyrtare tregojnë se të ardhurat nuk po rriten më të njëjtat ritme. Rrogat ne sektorin privat dhe publik vitet e fundit janë rritur me ritme pak e shumë të ngjashme me inflacionin.

Indeksi i Kostos së Jetesës i matur nga NUMBEO përjashton qiranë dhe është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet publike.

harta 1 768x463 1

    Foto: Indeksi i kostos së jetesës 2021

Të dhënat tregojnë se Shqipëria dhe Mali i Zi më të shtrenjtat në Rajon
Mali i Zi dhe Shqipëria u renditen si vendet me koston më të lartë të jetesës në Rajon, sipas indeksit në NUMBEO. Serbia, Bosnja dhe Maqedonia do të kenë një kosto më të lirë jetesë se sa Shqipëria këtë vit, në një kohë që i kane të ardhurat nga pagat së paku 30 % më të larta se shqiptarët.
Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon.

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.

Tirana, vendi më i shtrenjtë

Sipas Numbeo-s Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës në Shqipëri me gati 18 pikë % më shumë së mesatarja kombëtare. Në kryeqytet kosto e jetesës është 58 % e kostos së New York-ut.
Një familje me katër persona në Tiranë pa qiranë ka një kosto mujore jetese 182 mijë lekë, ndërsa një person i vetëm ka një kosto mujore 51 mijë e 700 lekë, pa qiranë.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Monitor.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0