“Nuk shkaktojnë ndotje”, Gjykata e Elbasanit jep vendimin për Kurumin dhe R.B.H Belinë! Banorët jetojnë me tymin kancerogjen

“Nuk shkaktojnë ndotje”, Gjykata e Elbasanit jep vendimin për Kurumin dhe R.B.H Belinë! Banorët jetojnë me tymin kancerogjen

Hapet tenderi për rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH kërkon edhe ndërtimin e një unaze të dytë
Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja
Elbasan/Flet nëna e dy vëllezërve Kovaçi

Gjykata e Elbasanit vendosi të cilësojë si të pafajshme dy kompanive “Kurum” dhe “R.B.H Belinë” të cilat akuzoheshin nga Prokuroria për ndotjen e mjedisit. Vendimi u mor këtë të enjte (28 mars) me argumentin se ndotja e ujit nuk vjen si pasojë e këtyre dy kompanive.

Kompania turke “Kurum” është akuzuar për ndotje nga Prokuroria e Elbasanit më 7 nëntor të vitit 2023 për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës” të parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Kjo akuzë vjen fill pas ngjarjes së rëndë të datës 06.11.2023 ku në një masiv me skrap të ndodhur në ambjentet e brendshme të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan, ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha që ka shkaktuar ndotje të madhe në mjedisin e zonave përreth dhe më gjerë në Bashkinë Elbasan. Zjarri mendohet se u shkaktua nga një bateri makinash dhe më pas u përhap me shpejtësi në grumbullimin e madh të hekurishteve por shkaktoi ndotje të tmerrshme të mjedisit, fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar, por, as të arrestuar.

Sa i takon kompanisë Rafineria e naftës në Elbasan (R.B.H Belinë) ka qenë një denoncim i qytetarëve të Balldrenit në Elbasan çka ka nxitur Prokurorinë të nisë hetimet dhe të çonte për gjykim kompaninë në fjalë ndërsa gjykoi në gjendje të lirë administratorin e firmës, Dionis Likometa i cili mohoi akuzat e banorëve.

Kallëzimi nga banorët e Balldrenit u bë më 26 qershor të vitit 2023, pasi u zgjuan me një re të madhe tymi, erë të tmerrshme dhe ndotje të madhe akustike.

Banorët e zonës kanë provuar edhe mënyra të tjera në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet. Në vitin 2017, ata kanë zhvilluar edhe protesta në prag të zgjedhjeve elektorale të cilave u është bashkuar edhe deputeti socialist i zonës aso kohe, Taulant Balla i cili sot mban detyrën e ministrit të Brendshëm. Banorët janë të bindur se asgjë nuk do zgjidhet pasi sipas tyre kompania në fjalë ka shumë para edhe shtetin nga pas.

Por përtej denoncimeve në media, protestave, apo premtimeve sa për fushatë, banorët e zonës për fat të keq do të vijojnë të jetojnë me të njëjtën ndotje që po i sëmur çdo ditë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0