Nga Av. Adriatik Lapaj
Të dashur bashkëqytetar uroj që të ketë sa më pak dëme në këto ditë të vështira!
E di që ju sot jeni të çorientuar por më duhet t’u sjell në vëmendje se nuk duhet të neglizhoni dokumentimin e dëmeve në pronat tuaja.
Nëse do ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme do ishte detyrë e strukturave të njësive vendore të ngrinin grupe pune për dokumentimin e dëmeve tuaja por gjendur përballë mos shpalljes së saj ju duhet të inicioni vetë procesin rast pas rasti në njësinë vendore ku ndodheni.
Ju duhet të veproni si mëposhtë:
III. Procedura në rastet kur nuk shpallet gjendja e emergjencës civile
Në rastin kur nuk është shpallur gjendja e emergjencës civile, fatkeqësisë natyrore, ndiqen këto procedura:
1. Procedurat e vlerësimit të dëmeve
a) Familjet që kanë pësuar dëme, shkaktuar nga fatkeqësi të ndryshme natyrore ose fatkeqësi të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, paraqesin kërkesën e tyre për ndihmë financiare pranë organit të qeverisjes vendore përkatëse.
b) Drejtuesi i organit të qeverisjes vendore verifikon vërtetësinë e fakteve të paraqitura në kërkesë, nëpërmjet komisionit të ngritur me urdhër të tij, i cili mban dhe procesverbalin e konstatimit të gjendjes për dëmet e shkaktuara.
c) Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e hartimit të procesverbalit është 5 (pesë) ditë.
ç) Sipas rastit, me kërkesë të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, këshilli i qarkut përkatës krijon komisionin e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, i cili pas vlerësimit të dëmeve sipas përcaktimeve të bëra në shkronjën “ç” të pikës 2 të kreut II të këtij vendimi, përcakton masën e dëmshpërblimit për familjet e dëmtuara.
d) Vlerësimi për orenditë, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake të dëmtuara në objektet e banimit, bëhet në përputhje me shkronjën “e” të pikës 2 të kreut II të këtij vendimi.
dh) Afati kohor nga ngritja e komisionit deri në përfundimin e vlerësimit të dëmeve të jetë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.
e) Bashkia ose komuna harton kërkesën për dhënien e ndihmës së menjëhershme, për sigurimin e
jetës dhe kushteve të përkohshme për jetesë të qytetarëve, si dhe për shpenzime të tjera për përballimin e situatës emergjente.
ë) Këshilli i komunës ose i bashkisë, pas shqyrtimit të procesverbalit të konstatimit të gjendjes
dhe të dokumentacionit të vlerësimit të dëmeve, merr vendimin për dhënien e ndihmës financiare, në të cilin përmendet dhe masa e ndihmës së dhënë nga ky organ.
f) Institucioni i prefektit të qarkut konfirmon bazueshmërinë ligjore të vendimit të lëshuar nga këshilli i komunës ose i bashkisë.
COMMENTS