Njihej si i forti i qytetit/ Kush është personi që mbeti i vrarë në Shkodër, gjendet dhe një makinë e djegur

Njihej si i forti i qytetit/ Kush është personi që mbeti i vrarë në Shkodër, gjendet dhe një makinë e djegur

Dibër. Protestë e biznesit për taksat
“Mes varferise dhe semundjes”: Apeli i nënës së fëmijëve me çrregullime të sjelljes
A do t’i kthehemi normalitetit dhe a do të funksionojë gjithçka si më parë? Ja çfarë thotë studiuesi Ramë Hajraj rreth ndikimit të Covid në mjedis

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Sipas Balkanweb është vrarë me armë zjarri, i forti i Shkodrës, Bardhok Planaj. 

4C4B96BD 7CAA 4D58 B0E5 CC0C0273D70F

Plani ka mbetur i vdekur në unazën e qytetit.

Polica ndodhet në vendngjarje, ndërsa afër vendit ku ka ndodhur krimi është konstatuar një automjet duke u djegur.

Kush ishte Bardhok Planaj?

 I njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Gjashtë vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

COMMENTS

WORDPRESS: 0