Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune…

Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune…

Shtëpia trishekullore në Gjirokastër, që shërben si muze etnografik
Pas pandemisë vështirësohen kriteret për të marrë kredi, si për bizneset edhe për individët
Apeli i prindërve: Mësuesit ndihmës të pa specializuar

Sequence 01.Still008Një ndër shoferët e kohës së komunizmit, i cili ka punuar 50 vite në këtë profesion. Një rrëfim interesant për kohën e rinisë dhe peripecitë të cilat ndeshte gjatë kësaj pune, të cilat ai i ka përmbledhur gjithashtu edhe në librin “Me timon nëpër rrugët e atdheut”. Ai tregoi se ka punuar si shofer nëpër të gjithë qytetet, minierat e hidrocentralet në vend. Koço, dikur shofer kamioni dhe autobusi, tashmë është 89 vjeç, tregoi se u ndje i frymëzuar për të shkruar historitë e tij i shtyrë nga miqtë dhe familjarët kur doli në pension.

Ish-shoferi u rrëfye se kishte shpëtuar dhe shume ushtarë italianë gjatë kohës së luftës duke i strehuar në shtëpinë e tij. Gjithashtu u fol dhe për kujtime të tjera pozitive dhe negative si përshkrimi i Llogarasë së dikurshme; gremisja e disa makinave dhe vështirësitë e ngarjes nëpër rrugët e vështira të Shqipërisë dikur. Koço nuk e ka ushtruar më këtë profesion që nga vitin 1991, por nostalgjia pasioni janë akoma aty me të. Historia më e veçantë për të mbetet shpëtimi i jetës së një ushtari italian, i cili vite më vonë, me anë të familjes së tij i kishte dërguar një shumë parash për ndihmesën që Koço i kishtë dhënë.

Sequence 01.Still006

Sequence 01.Still007

COMMENTS

WORDPRESS: 0