Niveli i benzenit dhe dioksidit të azotit në Tiranë pesë herë sa norma, rrezik për kancer

Niveli i benzenit dhe dioksidit të azotit në Tiranë pesë herë sa norma, rrezik për kancer

Rritet numri i mesuesve ndihmës për nxënës me aftësi të veçanta…
FIFA përgatit shirita dore me mesazhe të ndryshme sociale të cilat do të mbahen nga futbollistët në Botërorin e Katarit
Akademia e Studimeve Albanologjike në rrezik “gllabërimi” nga Akademia e Shkencave

Investigimi i fundit i emisionit Piranjat ka ngritur alarmin e ndotjes së mjedisit në Tiranë. Ka disa vite që matësit e ndotjes publikë kanë dalë jashtë funksionit. Raporti i fundit me matje rezulton i vitit 2017, dhe që nga ai moment, çdo analizë është kryer në formë private.
Emisioni investigativ Piranjat ka kontaktuar me specialistë të fushës në vendin fqinjë, Itali, dhe gjetjet janë tepër të rënda. Në të gjitha rrugët e Tiranës ndotja me benzen dhe dioksid azoti është mbi normën, dhe në disa pika, pesë herë më e lartë. Dëmet për shëndetin janë të jashtëzakonshme, ku përfshihet edhe kanceri.

Dr. Ernesto Soldovieri, specialist i higjenës industriale dhe ambientale, tha për Syri.tv se, po të mos ishte për këto dy elemente ekstremisht toksike, cilësia e ajrit të Tiranës do ishte e ngjashme me Romën apo Milanon, që tregon se ju keni probleme jo me automjetet, por me cilësinë e naftës dhe benzinës. Shqetësimin për cilësinë e hidrokarbureve në Shqipëri, janë disa dhjetëra vite tashmë që njihet, dhe bie gjithnjë në vesh të shurdhër.

Matja e fundit e cilësisë së ajrit, është kryer është gjithashtu në formë private, nga organizata Co-plan në vitin 2020:

“Sipas studimit, në qytetin e Tiranës, përqendrimi i dioksidit të karbonit ka qenë dyfish mbi vlerën standarde të Bashkimit Evropian, në zona si rruga e Durrësit dhe e Kavajës, edhe pse përgjatë këtyre rrugëve ka gjelbërim nga të dyja anët. Në këto zona është regjistruar vlera 771 (ppm), nga (350 ppm)  që është standardi i Bashkimit Evropian. Në zonat e Pazarit të Ri, rruga “Luigj Gurakuqi”, Drejtoria e Tatimeve dhe Universiteti Ekonomik i Tiranës vlera e regjistruar e dioksidit të karbonit ka qene afër normës së BE-së.”co2.png

COMMENTS

WORDPRESS: 0