Tifozët më të zjarrtë të ekipit të AF Elbasan janë ata që nuk e kanë lënë kurrë në baltë, skuadrën e tyre të zemrës. Ultras Tigrat Verdh’ e Blu sëfundmi kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm për anëtarësimin e tifozëve më të flaktë.
Në njoftim thuhet se kuota vjetore do të jetë e ndarë në tre kategori.
– Për djemtë mbi 16 vjec anëtarsimi kushton 1500 lekë të reja, ku anëtari përfiton shallin falas.
– Për djemtë nën 16 vjec anëtarsimi kushton 1000 leke të reja, ku anëtari përfiton shallin falas.
– Për vajzat kushton lekë të reja, ku secila prej tyre do të përfitoj shallin falas.
Anëtarësimet do të kryhen cdo ditë nga ora 09:00-23:00 në ambientet e Fan Clubit.
Tigrat Verdheblu ( Korrik 2023)
#informim.al
COMMENTS