Nis viti akademik/Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë

Nis viti akademik/Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë

Studentët nuk lejohen të ndjekin mësimin/Paralajmërojnë protesta
Ndalimi i abortit në SHBA/ Vazhdojnë protestat nga amerikanët të mbështetur edhe nga shtetas të tjere
Protesta/’Xhoi u la në mëshirë të fatit sepse është një vajzë nga Kenia!’

Dita e sotme ishte e hëna e parë e vitit akademik 2023-2024, por nisja e tij u shoqërua nga protesta të studentëve të mjekësisë. Me pankarta ata qëndruan para dyerve të godinës së universitetit ku treguan pakënaqësinë me vendimin e qeverisë për t’i detyruar ata të punojnë pas diplomimit nga dy deri në pesë vite në varësi të vitit që nisin. Alternativa është pagesa e një shume më të lartë të studimeve, e cila ende nuk është llogaritur zyrtarisht, por pritet të jetë shumë herë më e lartë se ajo që studentët paguajnë aktualisht.

I pranishëm në protestë ka qenë Lulzim Basha, i cili shprehu mbështetjen, dhe ndërkohë ende asnjë reagim zyrtar nuk kanë marrë studentët nga Ministria e Arsimit.

student1

Protesta e studentëve ka nisur që në muajin korrik,para se ligji të miratohej, e vazhdon sot ende pavarësisht se qeveria ka miratuar me VKM edhe mënyrën si do llogaritet pagesa për ata studentë që nuk do pranojnë të nënshkruajnë kontratë për punën e “detyryar” pas diplomimit. Procesi është shoqëruar nga një kundërshtim të studentëve dhe familjeve të tyre, si dhe me mbështetje nga shoqëria civile.

COMMENTS

WORDPRESS: 0