“Ngjela ka përdorur gjuhë seksiste” vendos KMD, mediat audiovizive të marrin masa

“Ngjela ka përdorur gjuhë seksiste” vendos KMD, mediat audiovizive të marrin masa

Vrasjet me pagesë, i penduari Nuredin Dumani çon SPAK në vendet ku takohej me porositësit
Elbasan: Aktivistët e LRER-së së dhe familjarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian bashkohen në aktin humanitar për familjet e prekura nga tërmeti
Nuredin Dumani “del” nga burgu, sjell SPAK-un në Elbasan.Tregon vendet ku planifikoi vrasjet

Në 14 prill të këtij viti, nën moderimin e dy vëllezërve Veshaj, avokat Ngjela bëri një koment që do e përsëriste përgjatë gjithë procesit të vendimmarrjes ndaj tij nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Të akuzojnë X për përdhunim, në bazë të të drejtës penale angleze, ata matin sa e ke segmentin e rezistencës. Sepse vjen një moment i caktuar që femra pasi femra është shtrënguar për përdhunim, dorëzohet nga kënaqësia. Prandaj duhet të jetë e lartë rezistenca që të dënohet…”

Pas procesit të hetimit, Komisioneri vendosi në 11 tetor se kjo përbën gjuhë urrejtje me bazë gjininë dhe kërkon që Ngjela të bëjë një kërkesë faljeje publike me shkrim ose verbal, si dhe heqjen e pjesës nga video në youtube nga ana e televizionit Top Channel.
IMG 3980

A mjafton kjo masë për të ndryshuar mënyrën si trajtohen gratë dhe vajzat në televizion?

Emisioni “Më lër të flas” është një spin-off direkt nga Big Brother dhe një produkt televiziv mbi bazën e një produkti tjetër, që pretendon se personazhet janë realë dhe sjellja e tyre nuk bazohet në skenarë të parapërgatitur. Ashtu si sensacioni i mëparshëm, Përputhen, edhe Big Brother u shoqërua me debate në opinionin publik në mënyrën si trajtohet figura e gruas dhe vajzës në televizionet shqiptare. Seria në fjalë ka 252 mijë shikime në youtube, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë para se pjesa ku Ngjela justifikon përdhunimin të ishte prerë. Impakti publik mund të llogaritet si i lartë.zhaklina

Përballë Ngjelës në këtë emision ishte e ftuar Zhaklin Lekatari, e cila në rolin e opinionistes kishte tashmë disa muaj që reagonte ndaj thënieve seksiste në Big Brother. Sipas Zhaklinës, edhe vendosja e saj përballë një situate të tillë, nga më të rëndat në televizionet tona, mundet të ishte një provokim, për ta nxitur atë në debat. 

“Unë kam qenë e sulmuar për qëndrimet e mia në Big Brother, sepse i dola kundër një personazhi tepër të pëlqyer. Për mua e gjithë situata ka qenë e nxitur nga moderatorët. Unë në emisionin e radhës e theksova që ajo që ishte thënë nga Ngjela një puntatë më parë ishte e papapranueshme, por aty për aty nuk reagova sepse ndjeva që donin të më nxisnin në debat publik. Qëndrimi im në heshtje nxiti që tabloidët të nesërmen të diskutonin vetëm fjalinë e Ngjelës dhe jo përfshirjen time.”

Gazetarja shprehet se është ndjerë e ofenduar nga ana e avokatit nga mënyra si ai i drejtohej, nga gjuha e përdorur dhe e folura pa radhë. Ajo e pa të arsyeshme që në atë moment të mos e vazhdonte debatin sepse do kishte qenë e kotë. 

Reporting Diversity, në rubrikën e tyre Troll of the Month, mbuloi ngjarjen në fjalë, duke thënë se dhuna seksuale nuk mund të justifikohet në një televizion kombëtar.

troll

Drejtësi Sociale dërgoi në dy institucione ankesën për situatën, te AMA dhe tek KMD, ku e para mori një vendim tepër të lehtë në drejtim të Top Channel. Ndërkohë pranë KMD, juristja e DS u përball me vetë avokat Ngjelën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, avokati nuk u lëkund asnjë moment nga qëndrimi i tij se kishte cituar një libër dhe nuk ishte mendimi i tij personal, por më pas vazhdonte e përsëriste se qëndrimi i tij, ishte në një linjë me këtë “citim”. 

“Ne kërkuam që Ngjela të tërhiqej nga qëndrimi, të bënte një falje publike dhe me kaq, menduam se ishte e mjaftueshme për këtë rast. Në asnjë moment ai nuk pranoi ta bënte këtë. Ishte tepër agresiv në komunikim dhe nuk lejonte të fliste njeri tjetër veç tij. Fatkeqësisht, mendoj që qëndrimin e ka personal dhe nuk lidhet aspak me librin që citon.” shprehet juristja e DS.

IMG 9636

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka përpiluar një vendim të bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë, kushtetutës, të drejtës së fjalës së lirë, ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar. Vendimin e bazoi gjithashtu në kontekstin historik dhe aktual të vendit, duke cituar të dhëna nga raporte të disa organizatave ndërkombëtare europiane, INSTAT dhe OJQ-ve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0