Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një djalë i ri i ka dhënë fund jetës, dyshohet për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në banesën e tij në rrugën “Andon Zako Çajupi”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
COMMENTS