Ngjarja në Shkrel, vajza shpëtohet nga një banor i zonës! Policia: Babë e bir i mori rrjedha e ujit (EMRI+VIDEO)

Ngjarja në Shkrel, vajza shpëtohet nga një banor i zonës! Policia: Babë e bir i mori rrjedha e ujit (EMRI+VIDEO)

Pensioni social/ Shoqëria civile peticion për ndryshimin e moshës së përfitimit
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi/Pagesa për aftësinë e kufizuar jo vetëm që nuk duhet shkurtuar por ajo do të duhet zgjeruar
Elbasani/ Qyteti me numrin më të lartë të pacientëve të shtruar në spital me Covid-19.

Pasi një fuoristradë u mor para nga uji i përroit në “Grykë Lugje” të Malësisë së Madhe, policia ka mbërritur në vendngjarje. Në njoftimin zyrtar thuhet se vajza e cila është jashtë rrezikut per jetën është shpëtuar nga një banor i zonës ndërsa ende janë në kërkim babë e bir.

Mësohet se shoferi i automjetit është Pjetër Rushaj rreth moshës 50 vjeç.Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

FaxWeb

COMMENTS

WORDPRESS: 0