Ngjarja në Elbasan/Flet motra e vrasësit te dy vëllezërve Kovaçi

Ngjarja në Elbasan/Flet motra e vrasësit te dy vëllezërve Kovaçi

Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja
Elbasan/ Spërkat me lëngë djegëse komshinjtë
Elbasan: Rritet çmimi i bukës

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” është dhënë intervista e vajzës 14-vjeçare,e cila pretendon se është droguar dhe shfrytëzuar për prostitucion nga dy vëllezërit, Florenc dhe Mikel Kovaçi, njëri prej të cilëve u vra dhe humbi jetën ndërsa tjetri u plagos nga vëllai i saj 23 vjeçar.

Bëhet me dije se Mikel Kovaçi ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm, në gjendje të rëndë shëndetësore.

E mitura tregon se si është shfrytëzuar për më shumë se një vit nga dy vëllezërit Kovaçi, si dhe ka shpërndarë drogë nën urdhërat e tyre.

“Është një makth. U them se po vjen vëllai im dhe u thashë se mos ta ngacmonin. Vëllai e kap nga kraharori Mikelin dhe e shtyn. I them të lutem mos. Florencin e kap pasur si shok, kurse me Mikelin më shumë se shok. Është e vërtetë se kam shitur lëndë narkotike, prej dy vitesh. Florenci nuk kishte faj, Mikeli ishte ai që më përdorte.

Këtë të fundit ma jepnin ata të dy edhe disa persona që kemi qenë të shoqëruar. Pjesa e shfrytëzimit ka qenë dhe është e vërtetë. Gjithë personat që ata i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Më përdornin si prostitutë. Më çonin te shokët e tyre.

Më drogonin, nuk dija se ku isha dhe i bëja veprimet nga padija. Më thonin shpesh se do të kalonim kufirin për të më punuar. Nuk flej natën, nuk arrij ta besoj se çfarë ka ndodhur”, deklaroi ajo.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm është shprehur për mediat edhe nena e Florenc Kovaçit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0