Nga Ervin Kaciu/ Në protestë për më të pamundurit, për dinjitetin njerëzor dhe demokracinë!

Nga Ervin Kaciu/ Në protestë për më të pamundurit, për dinjitetin njerëzor dhe demokracinë!

Shifrat/ Qytetet në Shqipëri me numrin më të lartë të vdekjeve, shkaqet kryesore
Protestuesit nuk ndalen, pas tensioneve te Kryeministria dhe Ministria e Brendshme zhvendosen në shesh dhe
Policia e Shtetit/Nëse nuk zbatoni rregullat për vendosjen e fëmijëve në makinë, do të merrni këto masa…

Lufta rrezikon të instrumentalizohet e të përdoret frika e pashmangshme ndaj një lufte globale e efekteve të saj për ta bërë shoqërinë të heshtë e për ti zgjatur jetën autokratëve. Kjo bie ndesh me thelbin e kësaj lufte në vetvete, njerëzit në Ukrainë po luftojnë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë kundrejt një diktatori.
Nuk është se po shkëlqenim në demokraci edhe më herët por ky momentum rrezikonte të na fuste në një rreth vicioz, e të zgjatej agonia e të jetuarit pa politikën duke humb të vetmin instument që kemi për ta vendos botën në ekuilibër apo për ta bërë më të mirë. Rrezikonte të bëhej bunkeri i keqqeverisjes, gjendja e jashtëzakonshme po bëhej rutinë – mund të vijonte administrimi total në emër të krizës së radhës, duke na kërkuar paturpësisht që ti harronim të gjitha problemet që janë pasojë e mungesës së demokracisë, korrupsionit e një sistemi oligarkik, përtej cdo krize globale. Retorika politike e qeverisë ishte thjeshtë propaganda dhe fyerja e radhës për sa, më së paku, nuk u bë asnjë përpjekje për të ndarë shkakun global të problemit nga ai lokal por na u tha ta pranonim në heshtje si fatalitet historik si një gjendje që as prodhohet dhe as varet prej nesh. Me arrogancën e zakonshme u sugjeruan receta dietash për të kaluar krizën e për të disatën herë u gjendem përvecse të braktisur prej qeverisë edhe të cënuar në dinjitet.
Ndaj është turp të mos protestosh, është frymëmarrje, pas asfiksisë politike të amplifikuar nga krizat shëndetësore, ekonomike e politike globale por që lulëzojnë në një terren fertil të prodhuar nga lidershipi politik në 30 vite.
Retorika dhe taktikat e zakonshme të dekurajimit të qytetarëve nuk po bëjnë efekt. Halli imediat i bukës së gojës dhe pakënaqësia e shumëfishtë e tejkalon frikën nga lufta, e tejkalon shumëfish propagandën e vobektë të qeverisë, interesat e një opozite partiake të falimentuar, dhe të vetë organizatorëve të protestës.
Masat e marra prej qeverisë ndaj rritjes së cmimeve janë arnime, lëmoshë, dhe njëkohësisht tregues i qarte që regjimi oligarkik vazhdon rrugëtimin i qetë.
Krizat kanë prodhu shpeshherë lëvizje sociale e politike, e kjo protestë e mbart potencialin për ti fitu këto trajta, përkunder asaj që rëndom aludohet, populli është gati prej kohësh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0