Gazetari investigativ Artan Hoxha teksa ka komentuar vrasjet nga grupet kriminale në vendin tonë u shpreh se nëse këto grupe kriminale luftojnë për treg jashtë vendit, në Shqipëri do vazhdojmë të mbledhim kufoma.
“Për sa kohë grupet kriminale shqiptare do të luftojnë për treg jo këtu por jashtë vendit, në Shqipëri ne do të vazhdojmë të mbledhim kufoma. Ngjarjet e Elbasanit, të Durrësit, të Vlorës, është futur dhe Tirana në mes, është dhe Lezha dhe Shkodra, përfshirë këtu Rrëshenin”, përfundoi Hoxha.
COMMENTS