Të gjithë jemi koshientë që gjithpërfshirja është elementi kyç në socializimin dhe përmirësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Por mesa duket jo për vogëlushen 8 vjeçare. Një vajzë 8-vjeçare me sindromën doën “ka rënë pre” “e diskriminimit nga ana e nëndrejtoreshës së shkollës “Gustav Majer” në kryeqytet. Mamaja e të miturës Enkeleda Pillati denancon në Stop sjelljen e padenjë ndaj vajzës së saj, nga Klaudeta Bezhani. Një të tillë e ka bërë edhe te drejtoria e shkollës, Avokati I Popullit, Komisionerja e Diskriminimit, dhe 9 ministri. Enkeleda pohon se pas ankesave të saj nëndrejtoresha e shkollës e përjashtoi të bijën edhe nga koncerti në shkollë. Në këto kushte është detyruar të rinisë seancat me psikologe , pasi vajza e vogël nuk pranon të shkollë më në shkollë. “Nuk shkoj në shkollë, më shan ajo teta keqe- është shprehur vogëlushja. Nëna e vajzës shpreghet se vajza e saj ishte socializuar me shoket e shoqet e klasës së saj mjaft mirë dhe se pas ofendimit të nëndrejtoreshës e ka pothuaj të pamundur frekuentimin në shkollë, të njëjtën gjë pohon edhe psikologia e saj. Mesa duket Rozalba Merdani , specialiste në MAS, thotë se nëndrejtoresha është paralajmëruar për përjashtim nga puna.
COMMENTS