Nënat shqiptare vendosin rekordin në Europë, kujdesen më shumë se kudo tjetër për fëmijet e tyre/ Numri i grave të papuna rritet

Nënat shqiptare vendosin rekordin në Europë, kujdesen më shumë se kudo tjetër për fëmijet e tyre/ Numri i grave të papuna rritet

Ja dëshmia që hedh dritë mbi hetimet për zhdukjen e 19 vjeçares shqiptare
​Llogaritë bankare të politikanëve ndryshojnë çdo vit, por lagja ime rri njësoj
Aksident në Gjirokastër/ Dëmtohen dy drejtuesit e automjeteve, transportohen në spital

Thuhet se pasi bëhesh bëhesh nënë jeta e një gruaje ndryshon totalisht. Sipas një studimi gratë shqiptare janë renditur në vendin e parë për kujdesin që tregojnë për fëmijët e tyre.

Në ‘Anketën e Cilësisë së Jetës’ të realizuar para disa muajsh nga Komisioni Europian, 84% e grave shqiptare janë përgjigjur se kujdesen shumë për fëmijët e tyre dhe vetëm 15% janë përgjigjur se kujdesen po aq sa bashkëshorti.

Të dhënat tregojnë se kjo është përqindja më e lartë regjsitruar në Europë. Pas shqiptarëve renditen gratë sudeze për kujdesin për fëmijët e tyre.

Kurse të dhënat për Çekinë janë të habitshme, pasi 91% e burrave janë përgjigjur se kujdesen ata më shumë për fëmijët se sa gratë e tyre

Situata e krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19, rriti në mënyrë proporcionale nivelin e papunësinë midis burrave dhe grave. Gratë u detyruan të lënë punën e tyre për tu kujdesur për fëmijët, në kohën kur shkollat u mbyllën për shkak të masave ndaj virusit. Arsyet se përse gratë hoqën dorë nga karriera e tyre është se ata paguhen me pagë më të ulët dhe për shkak të pasigurisë së kushteve të punës.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) pwr tremujorin e tretë të 2020, shkalla e papunësisë në Shqipëri ishte 11.6%. Krahasuar me të njëjtën periudhë kohe të një viti më herët, në 2019, vihet re se shkalla e papunësisë u rrit me 0.2%. Për burrat shkalla e papunësisë mbetet e pa ndryshuar, ndërsa për gratë, shkalla e papunësisë është rritur me 0.4%.

Aktualisht në Shqipëri për shkak të masave ndaj motit të ftohtë, u rivendos mbyllja e shkollave edhe për 9-të vjeçaret. Si pasojë e nevojës për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi një pjesë e mirë e prindërve shqipëtarë janë detyruar të largohen nga puna e tyre ose të punësojnë një kujdesar që të kujdeset për fëmijët. Duke qenë se janë gratë ato që kujdesen më shumë për fëmijët, kjo sjell që numri i grave të papuna të rritet.

Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0