Nënat rome dhe egjiptiane gjatë shtatzanisë: Ndani përvojën tuaj

Nënat rome dhe egjiptiane gjatë shtatzanisë: Ndani përvojën tuaj

Protestë te materniteti i ri në Tiranë: ‘Shëndeti, jo veç nga mundësia për të paguar nën dorë mjekët!’
Në autobus
Me dëshirë dhe me detyrim: Gratë e paguajnë ‘nën dorë’ aksesin në shëndetësi

Informim.al dëshiron të flasë me gratë dhe vajzat e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, të cilat kanë dëshirë të ndajnë me ne përvojën e tyre gjatë periudhës së shtatzanisë si dhe aksesin e tyre në shërbimin shëndetësor.

Ne dëshirojmë të dimë nëse jeni ndjekur në mënyrë periodike nga një mjek apo punonjës i sistemit shëndetësor, nëse keni arritur t’i kryeni në kohën e duhur ekzaminimet me eko ose analiza si dhe trajtimin tuaj gjatë këtij procesi.

Për të marrë pjesë në raportimin tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu përmes rrjeteve tona sociale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0