Nëna shqiptare: “Dhimbje shkatërruese, pa Matias nuk do të kthehem në atë shtëpi”

Nëna shqiptare: “Dhimbje shkatërruese, pa Matias nuk do të kthehem në atë shtëpi”

Itali,  Rreth 150 romë në Napoli janë përsëri në rrezik nga dëbimi me forcë dhe të mbetën të pastrehë
Taksi të çuditshme? Zbuloni si do të jetë udhëtimi me to
Rikthen kuletën e gjetur me 4 mijë euro, i riu merr shpërblim për gjestin e tij

Pas shtrimit në spital nga tronditja e shkaktuar nga vdekja e djalit të saj, Marjola Rapaj, 32 vjeç, tashmë jeton me motrën e saj Marcela.
“Dhimbja është shkatërruese. Unë kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më në të. Nuk mund të mendoj se çfarë mund të ketë ndodhur atë ditë të tmerrshme atje.”
Ajo doli nga spitali ku u shtrua, e tronditur pas vrasjes së djalit të saj 10-vjeçar Matias nga duart e babait të tij Mirko Tomkow, 44 vjeç. Por Marjola Rapaj, 32 vjeç, nuk arrin dot të marrë jetën në dorë. Për momentin gruaja jeton me motrën e saj Marcela dhe i rikthehet ngjarjes tragjike të ndodhur në Vetralla, në zonën e Viterbos, në një intervistë për Il Messaggero. “Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj se çfarë ndjej”, shton gruaja e lindur në Shqipëri dhe banuese në Itali që prej vitit 2005. Më 16 nëntor, partneri i saj, edhe pse i ishte ndaluar që nga shtatori të afrohej me gruan dhe fëmijën, shkoi në shtëpinë ku fëmija ishte vetëm dhe e vrau atë.
Në intervistën për Il Messaggero, Marjola Rapaj falenderon “të gjithë ata që po më ndihmojnë mua dhe familjen time, me dashurinë dhe mbështetjen e tyre, në këtë moment”. “Në veçanti – shton ajo – dua të falënderoj murgeshat që na ofruan menjëherë ndihmë. Kryebashkiaku Aquilani, i cili ishte shumë pranë nesh dhe miku i saj Maurizio Farnese për afërsinë dhe disponueshmërinë e tij po bëjnë shumë”. Ka nisur një fushatë donacionesh.

Përkthyer nga Tgcom

COMMENTS

WORDPRESS: 0