Në një dalje publike në shtëpinë e saj, në praninë e shumë mediave, Diana Bahçja foli për herë të parë për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Shkodrës, për arrestimin e saj tetë ditë pas lindjes.
Diana: Ishte e vështirë. Nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë. Kam pasur dhimbje trupit.
Djalin e gjeta mirë. Ishin kujdesur burri dhe vjehrra.
Kur shkova në polici më thanë je e dënuar. Më thanë nuk duam të dimë që ke lindur, nuk kemi lidhje me atë punë. Do vijë policia e Tiranës për të marrë.
Nuk kam qenë në dijeni për gjobën, për asgjë. Në burg kam qëndruar vetëm. Kanë qenë ditë të vështira.
Nëna lehonë rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt, duke treguar moskokëçarje.
“Në qeli kisha dhimbja trupi. Infermieret u kujdesën për mua. Më thonin je e dënuar 1 muaj e 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. I thashë që sapo kam lindur, ata thanë ‘nuk duam t’ia dimë. Thjesht je e dënuar. Do vijnë policia e Tiranës të të marrë’. Qëndrova në Shkodër 3-4 orë, pastaj erdhi policia e Tiranës të më marrë. Policia e Tiranës s’ka folur fare. Në burg s’thanë asgjë, thjesht heshtën. Unë nuk kam qenë në dijeni as për gjobën apo dënimin, thjesht kanë ardhur në shtëpi të më marrin.”
Tashme ka një falenderim për gjithë ata qytetarë që janë solidarizuar me rastin e saj.
Diana Bahçja ishte dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por tha se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati u dënua nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi u ekzekutua nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e kishte firmosur dhe e dënuara thuhej se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi vendosi zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme u lirua nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën.
COMMENTS