Gratë heroina janë ato të padukshmet teksa sakrifikojnë çdo ditë për tu kujdesur për familjet e tyre.
62 vjeçarja Razie Ibrahimi nga Elbasani prej 15 vitesh e siguron mbijetesën duke rrëmuar në kazanët e plehrave ku mbledh mbetje te riciklueshme. Pas vekjes se bashkeshortit 4 vite më parë, i duhet të kujdeset e vetme për dy nipërit e saj të mitur.
Ndërkohë që 8-të Marsi dita ndërkombëtare e grave , për Razien do të thotë asgjë. Thjesht një ditë e zakonshme pune.
“Mbijetoj me kazanat e plehrave, të na rrojnë se pot ë mos ishin do kishim vdek. Asnjë dhuratë nuk kam marë, sepse njerëzit e mi kanë vdekur. Kam 6 vjet pa marë një dhuratë, sepse më parë më sillte burri gjithmonë. “- shprehet 62 vjeçarja për Best Channel.
(Shih videon e plotë këtu)
Ajo kujdeset për fëmijët e vajzës e cila ka nisur një jetë të re në Turqi, pas divorcit me burrin e saj dhe nuk kujdeset financiarisht për fëmijët e saj.
‘Babai e nëna e tyre kanë vdekur përderisa si sheh njeri e nuk pyesin për fëmijët. Unë do kujdesem për to deri sa të jem gjallë.”- tregon 62 vjeçarja.
Razija e cila ka një rutinë të përditshme duke punuar dhe kujdesur për fëmijët e vajzës së saj, për një pjesë mund të jetë e padukshme, por është shembulli gruas së fortë.
COMMENTS