“Kisha vetëm 1 mijë lekë një ditë në mëngjes, u dhashë fëmijëve nga pesë qind lekë secilit, vetë ndenja pa bukë derisa erdhi burri nga mbledhja e mbetjeve të riciklueshme” – thotë znj. B.Q. nëna e dy fëmijëve që jeton në varfëri ekstreme në zonën e Gjeologjisë në qytetin e Korçës.
Nxënësit e arsimit parauniversitar të disa familjeve në nevojë në qytetin e Korçës nuk përfitojnë bursat e parashikuara në VKM me nr. 666, datë 10.10.2019.
Bëhet fjalë për 31 nxënës nga 18 familje të cilat trajtohen me një nga skemat e përfitimit të ndihmes ekonomike, (pra familje në nevojë) të cilët nuk mund të trajtohen me bursë, pasi sipas kësaj VKM-je parashikohet që të trajtohen me bursë duhet të jenë në risk për të braktisur shkollën.
Për 18-të familjet që jetojnë në godinat e Gjeologjisë jetesa është shumë e vështirë. Të përjashtuar dhe pa mbështetje jetesa e tyre varet kryesisht me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme, aktivitet ky, I cili nuk u’a siguron as ushqimin. Pa një strehë të ngrohtë, pa rroba apo mjetet shkollore të nevojshme, ndonjëherë edhe pa ushqim fëmijët e këtyre familjeve ja dalin që të shkojnë çdo ditë në shkollë, por jo që të përfitojnë bursë si fëmijë të familjeve në nevojë.
Po çfarë nënkupton Vendimi nr. 666/2019
Sipas kësaj VKM-je bursa marin fëmijët të cilët janë në risk braktisjeje, me qëllim për të nxitur nxënësit dhe prindërit e tyre që fëmijët të arrijnë të marrin të paktën arsimin bazë.
Sipas përfaqësuesve të organizatave “Drejtësi Sociale” dhe “Qendra T’Reja”, si dhe përfaqësueses së KMD-së në Korçë. Ky vendim duhet të ndryshohet, në të cilin duhet të përfshihet trajtimi me bursë , jo vetëm për nxënësit e arsimit parauniversitar që janë në risk për braktisjen e shkollës por edhe për ata që e frekuentojnë rregullisht atë, pavarësisht situatës së vështirë financiare në të cilën jetojnë. Kjo për ti motivuar që të vazhdojnë frekuentimin e shkollës rregullisht, si dhe për të shmangur shkaqet ekonomike për të braktisur shkollën.
Sipas listës së së siguruar nga informim.al për familjet në nevojë që jetojnë kryesisht në godinat e “Gjeologjikës” mesatarisht një familje ka dy fëmijë që frekuentojnë arsimin parauniversitar çdo ditë. Dhe të gjitha këto familje konsiderohen në nevojë sipas edhe skemave të përfitimit të ndihmës ekoomike.
Një tjetër banore e këtyre godinave të shkatërruara tashmë na tregon që është e prind I vetëm dhe ka dy fëmijë në arsimin parauniversitar. Ajo rropatet çdo ditë për të siguruar ushqim për fëmijët e saj. Ajo tregon se në fakt njërin prej fëmijëve e ka përfitues të kësaj ndihme e cila është bërë për ti ardhur në ndihmë asaj.
Për 18-të familjet e godinave të rrënuara e të pabanueshme nevoaj e trahtimit me bursë është e rëndësishme. Pasi për ato pagesa që marin si familje në nevojë është e pamjaftueshme as për disa ditë ushqime. Shumat e ulëta të ndihmës ekonomike apo skemave të tjera të përfitimit, nuk arrijnë as minimumin jetik, I cili nuk është miratuar ende.
Varfëria ekstreme në komunitetin rom dhe egjiptian ka treguar që mundësitë që nxënësit e këtyre familjeve të largohen nga bankat e shkollës janë të larta. Në kushte ekzistencialiteti ata janë në kërkim të një forme për të mbijetuar dhe mbështetja financiare nëpërmjet bursës mund të jetë për ta një formë e mirë për ti nxitur ata të edukohen, në mënyrë që gradualisht këto familje të dalin nga qerthulli varfërisë.
COMMENTS