Në Tiranë protestohet kundër vdekjes së një qytetari rom nga dhuna policore

Në Tiranë protestohet kundër vdekjes së një qytetari rom nga dhuna policore

Gdhendësi i pipave, i fundmi i artizanëve të familjes Skënderi
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohet 63-vjeçari dhe procedohet një tjetër në Elbasan
Taktikat raciste të policisë franceze do të sfidohen në gjykatë pas një padie nga Organizatat e Shoqërisë Civile.

Aktivistë të komunitetit rom dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan sot para Ambasadës Çeke në Tiranë për vrasjen e qytetarit rom Stanislav Tomas.

Protestuesit kërkojnë drejtësi pas vdekjes së tij në Çeki në muajin Qershor, si pasojë e dhunës policore të ushtruar mbi të, ku humbi jetën në ambulancën e thirruar në vendngjarje.

Shkaku i vdekjes mësohet të ketë qenë sipas pamjeve filmike  vendosja e gjurit në qafën e tij nga një polic rom një polic i për disa minuta duke i sjellë për pasojë vdekjen.

Përfaqësuesit e Shoqerisë Civile bëjnë thirrje :

  • Të kryeni një hetim të pavarur dhe të plotë mbi rrethanat e vdekjes së Stanislav Tomášit. Hetimi duhet, gjithashtu, të sigurojë mbrojtjen e privatësisë dhe sigurinë e dëshmitarëve okularë:
  • Të siguroni që zyrtarët përgjegjës dhe institucionet në Republikën Çeke të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre si dhe të jepen sanksionet përkatëse për shkeljet e bëra;
  • Të siguroninjë raportim objektiv në këtë rast, dhe të dënoni rastet e mbulimit të njëanshëm në media si dhe deklaratat publike përçmuese, nxitëse dhe raciste në emër të zyrtarëve të shtetit në Republikën Çeke, përfshirë komentet e bëra nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke në lidhje me këtë rast;
  • Të ndërmerrni veprime të fuqishme kundër brutalitetit të policisë dhe profilizimit etnik nga forcat policore në BE dhe vendet e para-anëtarësimit për të siguruar zbatimin e metodave të përshtatshme dhe jo-diskriminuese të policisë, si dhe për të siguruar që asnjë qytetar tjetër të mos humbasë jetën në dhe nga duart e policisë.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0