Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan

Pandemia e COVID-19 thellon hendekun në arsim për fëmijët romë dhe egjiptianë
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot…
Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

korali 933x445 1538240711 5101232Ligji për mbrojtjen nga produktet e alkoolit dhe duhanit: Ndalohet shitja ose ofrimi i pijeve alkoolike falas të miturve apo konsumimi i tyre në vende publike nga të miturit. Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi, i produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç”.Kjo është ajo çfarë ligji thotë, por ekspertët janë të mendimit se kjo pjesë nuk ka gjetur zbatim asnjë ditë të vetme.Duhani dhe alkooli u shitet lehtësisht, jo vetëm të rinjve, por edhe fëmijëve nga marketet dhe dyqanet në kryeqytet. Mjaftoi një provë e thjeshtë nga kamera e Televizonit Klan në një prej supermarketeve në qendër, që të faktohej se ligji shkelet nga shitësit.“Siç e shikoni, edhe pse ligji e ndalon shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit për personat nën 18 vjeç, Koral nuk e pati fare të vështirë të blejë një paketë dhe një birrë”.“I thashë më jep një birrë dhe një paketë. Më pyeti e do për vete? Jo i thashë për babin. M’i dha dhe i solla..”, tregon Koral.Për ekspertët është koha që ligji të rishikohet për ta bërë atë të zbatueshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0