Denis Galushi, gazetari i Radio Kosovës ka reaguar për termin“maxhup-gabel”, duke iu referuar këtyre termave që po përdoren edhe nëpër debate televizive. Informim.al ju sjell reagimin e plotë në rrjetin sociale facebook të Denis Galushit, i cili ka theksuar se romët janë të vetmit në rruzullin tokësor që emrin etnik e kanë të lidhur me qenien njerëzore.
Reagimi i plotë: “Nese termi pezhorativ “maxhup-gabel” nenkupton dicka tekeqe, e flliqur, e ulet, atehere me kete term nuk duhet teofendohemi ne, romet, sepse nuk i perkete ekskluzivisht romeve. Pra, mund te kemi:
– maxhup/gabel shqiptar,
– maxhup/gabelamerikan,
– maxhup/gabel turk,
– maxhup/gabel boshnjak…,
E nese perdoret ose deshirojne ta perdorin vetem per romet, atehere gabim e kane. Sepse ne, romet, kemi emer, dhe NUK duhet me te lejojme te identifikohemi me emra tjere pezhorativ.
Jemi i vetmi popull ne bote qe emrin etnik e kemi te lidhur me qenien njerezore. Pra, nga romishtja: rom-njeri, roma-njerez. Etnikisht jemi 30 milion rome ne bote, ndersa terminologjikisht 8 miliarde ne bote jane rome-njerez! Pra, nese i thoni dikujt mos u bo maxhup/gabel, ma mire kishte me qene me ju thone. Sillumire. Behu rom”.
P.S. Shprehja e lire ndonjehere mund te jeterealitet i hidhur, por nuk eshte ofenduese dhe jo e rrezikshme per shoqerine. Ndersa, ofendimi eshte lendues, nuk eshte realitet, por eshte i rrezikshem qe pastaj te shperthen ne dhune, dhe nuknenkupton shprehje e mendimit te lire.”- shkruhet në statusin e tij.
Ndërsa në shqipëri Organizata të Shoqërisë Civile kanëdenoncuar nëpërmjet një deklarate gjuhën diskriminuese tëpërdorur nga z. Spartak Ngjela ndaj protestuesëve dheveçanërisht minoritetit Rom!
Vrasja e Klodian Rashës nga njëefektiv i Policisë së shtetit nxiti një sërë protestash që zgjatëndisa ditë, ku pati përplasje me forcat e policisë. Qindra të rinj, ndër ta edhe minorenë u shoqëruan në komisariate, madje u ushtrua edhe dhunë fizike ndaj tyre.
I ftuar në një emission, nëdatën 14.12.2020, z. Ngjela shprehet ndër të tjera se protestatjanë barbarizma, në të cilat janë përfshirë persona të paguar, fëmijë, që i përkasin minoritetit Rom.
COMMENTS