Në mbrojtje të pyjeve, banorët e 4 fshatrave në protestë…

Taksa e parkimit në Spital, ja sa janë të ardhurat që përfiton Qendra Spitalore Elbasan nga qytetarët
Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të të arsimuarve
Projektligji për pakicat kombëtare.

Banorët e 4 fshatrave të bashkisë së Bulqizës kanë rinisur protestat kundër shfrytëzimit nga koncesionari të pyllit të Malit të Bardhë.

Kompania koncensionare prej 4 vjetësh nuk ka mundur të futet për shfrytëzimin e pyllit pasi është përballur me protestën e banorëve të këtyre fshatrave, të cilët e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke mos lejuar ndërtimin e rrugës auto-malore që kalonte nga këto fshatra.

Së fundmi, koncensionari, për t’iu shmangur përplasjes me banorët ka tentuar të ndërhyjë për ndërtimin e rrugës në krahun tjetër të malit nga Qafa e Kamavecit. Por është pikasur nga banorët, të cilët u hodhën në protestë duke mos lejuar vijimin e punimeve nga ana e koncesionarit. Banorët protestues janë shprehur të vendosur për të mos lejuar shfarosjen e pyllit, e vetmja zonë pyjore e pashkatërruar deri më tani.

“Po na futen fshehurazi në Malin e Bardhë. Ajo rrugë nuk do të vazhdojë, jemi të vendosur. Më këtë kemi njoftuar edhe qeverinë. Ne”, shprehen banorët.

Ndërkohë, ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut të Bulqizës, por të mbrojë interesin e komunitetit.

Burimi:TCH

COMMENTS

WORDPRESS: 0