Në 10 muaj, vetëm qeveria fitoi: 60 mld lekë më shumë nga rritja e çmimeve

Në 10 muaj, vetëm qeveria fitoi: 60 mld lekë më shumë nga rritja e çmimeve

Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi
Sa mirë do të ishte të lexonim…
“Furnizohuni me batanije”, ukrainasit paralajmërohen për një dimër të “acartë”: Shkalla e shkatërrimit është kolosale në…

Shtrenjtimi i karburanteve, produkteve dhe i shërbimeve i ka shërbyer qeverisë shqiptare për të mbushur arkën e saj. Është ky raporti më i fundit qe vjen nga Ministria e Financave e cila pohon se kriza ekonomike që ka përfshirë vendin në këto 10 muaj ka qenë fitim-prurëse vetëm për shtetin, pasi për qytetarët ende nuk është gjetur zgjidhja për të zbutur sadopak efektet e kësaj krize.

2021 01 23

Edhe pse xhepat e shqiptarëve sa vijnë e boshatisen dhe vendi zhytet gjithnjë e më shumë në varfëri, cuditërisht arka e shtetit është pasuruar në 10 muajt e fundit. Kjo si rezultat i shtrenjtimit të karburantit dhe çmimeve të larta të ushqimeve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në raportin e fundit deklaroi se të ardhurat totale për 10 mujorin e këtij viti arritën në masën e 475 miliard lekëve.

Përballë këtij fakti, këto të ardhura kanë thyer dhe parashikimet më optimiste të financave, pasi krahasuar me një vit më parë të buxheti i shtetit është fryrë me 60.6 miliardë lekë më shumë.

Edhe pse qeveria ngriti një sërë bordesh për të mbrojtur shqiptarët nga Rritja e çmimeve, duket se vendimet e tyre i kanë shërbyer vetëm mbushjës së arkës së shtetit, pasi bordet në fjalë nuk arritën dot të frenonin ritmin në rritje të varfërisë, por edhe mbrojtjen e pensonistëve dhe shtresave në nevojë, si shtresat më të ekspozuara përballë kësaj krize, që nisi me pretekstin e asaj që po ndodh në Ukrainë.

Në mars dhe në shtator qeveria prezantoi dy paketa të rezistencës sociale për të përballuar krizën ekonomike. Paketa e parë arriti të shpërndante vetëm 3.3 përqind për pensionistët, në një kohë kur cmimet në vend minimalisht u dyfishuan.

Ndërsa në paketën e dytë edhe pse u shpërndanë më shumë fonde, sërish qeveria arriti të subvencionojë vetëm 6 përqind të pensioneve, ku sërish shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve vijonte nga dita në ditë.

Duke iu referuar shifrave konkrete, paketa e rezistencës që u prezantua në mars të këtij viti i kushtoi 3.6 miliard lekë pensionistëve, ndërsa 1.3 miliard lekë u shpërnda për qytetarët të cilët përfituan 3000 lekë ndihmë për shkak të shtrenjtimit të produkteve të shportës.

Në paketën e rezistencës sociale, ndonëse qytetarë janë të prekur nga kriza e çmimeve, nuk u përcaktua fond si paketën e parë.

Referuar të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një 10 mujor 475 miliard lekë të ardhura për pensionistët është caktuar shuma prek 5.6 mld lekësh e për qytetarët 1.3 mld, apo thënë më thjesht që qeveria shpërndau vetëm 9.3 për qind të të ardhurave për shqiptarët e prekur nga kriza.

COMMENTS

WORDPRESS: 0