Ndryshon skema e ndihmës ekonomike dhe pagesës së PAK

“Të më japin Kempin e të shlyej borxhet”, kërkesa e dhimbshme e gruas nga Durrësi
Analfabetizmi funksional/ Më i madh numri i lexuesve që nuk kuptojnë
Vështirësitë e rrugës drejt arsimit për studentët Romë dhe Egjiptian.

 

 

Rezultate imazhesh për skema e ndihmes ekonomike

Ndryshon skema e përfitimit dhe dhënies së ndihmës ekonomike, pagesës së PAK dhe bonusit të bebes.

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një projektligj krejtësisht të ri “Për Asistencën Socialiste” nëpërmjet të cilit kërkon të rregullojë mënyrën e dhënies së ndihmës ekonomike, pagesave të aftësisë së kufizuar dhe bonusit të bebeve, si dhe thjeshtimin e procedurave të panevojshme për shkak të riorganizimit të skemës, të cilat janë bërë shpesh pengesë për mos përfitimin në kohë të ndihmës ekonomike.

Ndihma ekonomike

Në nenin 11 të ligjit përcaktohet përfitimi i ndihmës ekonomike si një pagesë e kufizuar në kohë. Ky kufizim kohor do të synojë integrimin në jetën shoqërore të familjeve në skemën e ndihmës nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit, me qëllim që kjo skemë të mos përdoret si mekanizëm përfitimi që mund të çojë në papunësi të zgjatur të anëtarëve të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.

Ndërsa në nenin 14 përcaktohet se masa e ndihmës ekonomike është e plotë për familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftueshme nga programet e asistencës sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera.

Skema e re e ndihmës ekonomike nuk ka kritere përjashtuese nga aplikimi për ndihmë ekonomike dhe çdokush mund të aplikojë përmes një procedure të thjeshtuar dhe pa dokumentacion të tepërt.

Kjo dispozitë parashikon edhe rastet që përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike.

Kështu përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet kryejnë ndarje të qëllimshme të anëtarëve të saj, nuk tërheq ndihmën ekonomike pa shkaqe të arsyeshme, brenda afateve të përcaktuara, fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë, si dhe refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional apo nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës.

Ndërkohë që përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë një vjeçare familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm që është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, apo që punësohet dhe ndërpret marrëdhëniet e punës pa shkaqe të arsyeshme, si dhe ka kryer dy ose më shumë deklarime të rreme.

 

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0