Bashkia Tiranë/ Shtohet me 100 numri i policëve bashkiake. A është i nevojshëm ?

Bashkia Tiranë/ Shtohet me 100 numri i policëve bashkiake. A është i nevojshëm ?

Elbasan/ Ikin banoret, mbyllen 4 shkolla
Edhe pse me detyrim, pjesëmarrje e ulët e studentëve në vaksinimin e javës së hapur për to
Deri atëherë përgjegjësia për sigurinë e jetës së pushuesve mbetet jetime teksa pushon buzë Adriatikut.

Bashkitë në të gjithë vendin do të pësojnë ndryshime përsa i përket strukturës së numrit të punonjësve. Në çdo bashki të vendit do ketë rritje të numrit të punonjësve të policisë bashkiake, që do t’i vijnë në ndihmë shërbimit të pushtetit vendor.

Qeveria miratoi vendimin “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar. Numrin më të lartë të punonjësve të policisë bashkiake, do ta ketë Bashkia e Tiranës.  Në këtë vendim bëhet e ditur se numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë e Tiranës, do të  bëhet 373 veta. Ndërsa  numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive dhe komunave do të bëhet 1 200 vetë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e qeverisë..

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0